Nga Batoni, tek Bushati, Shkullaku e Fevziu: Të gjithë të revoltuar, pse u mor 'zvarrë' Ilir Meta

Nga Batoni, tek Bushati, Shkullaku e Fevziu: Të gjithë të revoltuar, pse u mor 'zvarrë' Ilir Meta

Lorenc Vangjeli, Armand Shkullaku, Baton Haxhiu, Andi Bushati

Siç pritej, arrestimi i Ilir Metës ka pushtuar emisionet e mbrëmjes ditën e djeshme. Por, ndryshe nga sa duhej të ndodhte, që gazetarët dhe analistët të merreshin me akuzat e ngritura ndaj Metës, të cilat çuan dhe në arrestimin e tij, ata janë marrë më së shumti me mënyrën e arrestimit të Metës dhe me personat që e kanë denoncuar atë.

Madje janë shfaqur të revoltuar, pse Metën e kanë “tërhequr zvarrë”, edhe pse ky i fundit ishte kapur pas timonit dhe nuk pranonte të dilte nga makina, pavarësisht se punonjësit e Policisë kishin një mandate arresti në dorë.

“Një drejtor i cili udhëheq Policinë e Shtetit do duhej që të ndjehej i turpëruar, bashkë me ministrin e vendit që i ndodhin të tilla gjëra. Kjo nuk është procedurë, por është kodi moral, përfaqësimi i imazhit të shteti, përfaqësimi i imazhit të policisë, dhe natyrshëm krijon imazhin se po respektohet qytetari dhe institucioni. Të gjitha veprimet e kësaj policie rrumbullakohen me një fjalë “banditizëm” dhe mungesë profesionaliteti.

Nuk janë akte banditeske vetëm aktet e kriminelëve. Ajo që dua të them është se nëse SPAK ka bërë një hulumtim korruptim me vite për Ilir Metën, sot që ka bërë SPAK-u është shkatërruar qëllimshëm ose paqëllimshëm nga një grup joprofesionistësh të cilët ia kanë marrë fytyrën Policisë së Shtetit.

Nesër nëse kjo një shoqërie apo një ministri të Brendshëm nuk i bën përshtypje, nëse një drejtori të policisë kjo nuk i bën përshtypje, atëherë çfarë mund të ndodhë në këtë vend. Mos harrojnë njerëzit se duke i viktimizuar kështu me pasjellje, duke i viktimizuar njerëzit të cilët kanë një të kaluar me probleme korruptim, nuk shërohet kështu korrupsioni dhe ti në mënyrë të padrejtë ndërton drejtësi”, tha i revoltuar Baton Haxhiu.

“Më duhet të them diçka për mënyrën se si u bë, pasi zakonisht ndodh që edhe forma të ndikojë mbi thelbin. Forma që pamë atje, ishte tërësisht e papranueshme, jo profesionale dhe anti-qytetare.

Është një hije më shumë, në një proces që pritet të jetë I mbushur me dritëhije.

Është e paqartë dhe e pakuptimtë se çfarë fitohet në atë mënyrë, ku gjithçka mund të kishte ndodhur krejt ndryshe. Zoti Meta, nuk I është shmangur asnjëherë hetimit të tij, duke shtuar dhe personalitetin e tij, pra të gjitha këto e bëjnë të panevojshëm atë ekspozim brutal force në bulevard.

U bë gati 8 vite nga fillimi I reformës në drejtësi, sot, do them shkurt se çfarë mund të bëjmë një lloj rezymeje, duke parë dhe atë çfarë ndodhi me zotin Meta.

Shikojmë se njerëzit më të fuqishëm në pushtet, ata të cilët e kanë të shënuar emrin në listat e SPAK, e dinë që kanë çështje të hapura.

Të ndëshkosh nuk do të thotë të japësh drejtësi, dhe ne jemi larg organit drejtësi. Sistemi ynë i ri i drejtësisë, po tregohet gjithmonë e më tepër represiv, ndëshkues, por jo provues”, deklaroi nga ana tjetër Lorenc Vangjeli.

“Kur policia tërheq zvarrë një ish-president, pa arsye dhe me maska, unë nuk e di të bëhet arrestim i një zyrtari të lartë me maska.

Me maska këta po të jenë burra të shkojnë tek Bajrat, Noka, Xibraka. Pse i shkojnë me maskë dikujt që është ose në shtëpi, ose në zyrë.

Shkohet komunikohet akuza, tregohet mandati, nëse kundërshton shoqërohet si njeri.

Nuk merret zvarrë në mes të Tiranës.

Pse bëhet kjo? Kjo bëhet për të ju thënë të gjithëve se ne do të ju marrim zvarrë, duke ju nxjerrë dhe pistoletën, si Luan Baçit në parlament, po guxuat të flisni kundër nesh.

Do të ju kapim për flokësh, bythe nëse kundërshtoni Edi Ramën, do ju plasim në burg si Salianji nëse guxoni të prekni banditët që punojnë për ne.

E kur ndodh e gjitha kjo, SPAK-u ky institucion i amerikanëve që do të vendoste drejtësinë në Shqipëri, çfarë bën SPAK? Po të marr këtë Çyrben.

Këtë të tretin në listë kush e ka vënë? E ka vënë Edi Rama me firmën e tij.

Minimumi të pyesin kryetarin e PS-së se as emrin nuk ja thonë, në aktakuzën e Berishës nuk ja thonin emrin. Ta pyesin, zoti kryetar i PS, ju ka ndërhyrë ndonjë njeri që të vendosni të tretin, Jurgis Çyrben? Vetëm kaq.

Edhe kryetari i bashkisë së Shijakut është caktuar nga bandat, nga Avdylajt. Masakra është kjo dhe SPAK nuk ka guxim ta hetojë.

Jurgis Çyrben e hoqën 3 muaj para se ti mbaronte mandati, jo 3 vite përpara, se ti kishin kapur para tre vitesh, do të dilnin histori të tjera, siç bënë me Bajrat, Pëllumb Gjokën, që nuk i prekën para zgjedhjeve”, tha Armand Shkullaku.

Pra skandali është mënyra e arrestimit të Ilir Metës, jo akuzat e tmerrshme që rëndojnë mbi këtë të fundit prej vitesh!

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 22/10/2024 18:48

    Po po mjere ne ku jetojme ne nje vend te mare peng nga krimi i rruges dhe i politikes nga mediat e blera dhe analiste pa shtylle kurrizore i lutem redaksise ti botoje komentet se shume here i heqin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut