Nga Broja te Daku dhe miqësoret me Kilin e Suedinë, Lala për Report TV: S’do doja të isha në vendin e Sylvinhos!

Të premten dhe më pas të hënën kombëtarja e drejtuar nga Sylvinho do ketë dy teste të rëndësishme miqësore kundër Kilit dhe Suedisë. Për Report TV ish-kapiteni i kombëtares Altin Lala tregoi se për çfarë do t'i shërbejnë më shumë këto sfida kuqezinjve, në një kohë kur më 14 qershor nis kampionati Europian.

“Janë të rëndësishme si për trajnerin ashtu edhe për lojtarët të cilët kanë qenë aty, por edhe për ata të cilët janë rikthyer. Do ketë një pasqyrë për të gjithë kandidatët e mundshëm që mund të shkojnë në kampionatin europian,”-u shpreh Lala.

Pyetja që shumë tifozë bëjnë në këto momente është nëse Broja kryesisht, por edhe Manaj do jenë ose jo pjesë e kuqezinjve në Euro 2024.

“Broja të gjithë e dimë që ka cilësi të veçanta dhe mund të jetë për ndeshje të tilla si në kampionatin europian ku mund të bëjë diferencën si nga fillimi ashtu edhe nga stoli. Lojtarë si puna e tij nuk i kemi shumë në rradhët tona. Po të isha unë trajner do e merrja dhe kjo nuk bëhet fjalë fare,”-tha Lala.

Çdo kombëtare në Europian do mund të grumbullojë 23 futbollistë. Një kufizim që ka vënë në pikëpyetje prezencën e shumë lojtarëve kuqezi në Gjermani.

“Nëqoftëse Daku s’do jetë pjesë e kombëtares në europian natyrisht që do na vinte të gjithëve keq sepse ai ka dhënë kontributin e tij, ka shënuar edhe gol, por atë do e vendosë trajneri. Shyqyr që nuk jam unë trajner këtu (qesh),”-deklaroi ish-kapiteni i kombëtares.

Edhe pse në Euro 2024 Shqipëria është shortuar me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën sipas Lalës kuqezinjtë nuk duhet ti humbasin shpresat për kualifikim.

“Shqipërinë nuk e llogarit njeri dhe kjo do jetë një plus për ne, por ne nuk duhet të shkojmë me kompleksin që jemi vend i vogël. Duhet të japim maksimumin dhe pastaj futbolli gjithmonë ka patur surpriza dhe pse mos të shpresojmë që këtë rradhë jemi ne,”-tha Lala.

Si një vend që i ka dedikuar karrierën dhe që e njeh shumë mirë, Lala në fund pohon se Shqipëria do ketë një mbështetje shumë të madhe dhe të zjarrtë në Gjermani.

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin