Nga bujtinat te hotelet, kriteret
e reja për ndërtesat turistike

Nga bujtinat te hotelet, kriteret<br />e reja për ndërtesat turistike
Hotelet, Resortet, Bujtinat, Motelet dhe shumë ndërtesa të tjera, tashmë duhet të mendojnë për zhurmat që mund të shqetësojnë kilentët, për mbrojtjen nga zjarri, hyrjet sekrete etj. Një rregullore e miratuar nga Këshilli i Ministrave, përcakton kriteretb e reja si duhet të ndërtohen, vendet e pushimit. Kjo rregollore është detyruese për të gjithë ata që do të ndërtojnë një: “Bujtinë”, “Fjetinë”, “Fjetje dhe mëngjes”, “Kamping”, “Hotel”, “Motel”, “Resort”, “Qendër kurative” etj.

Punimet
Po çfarë parashikon kjo rregullore, që përfshin të gjitha ndërtesat e reja që do të ndërtohen?
Punimet e ndërtimit duhet të projektohen dhe të zbatohen në tërësi ose në pjesë të veçanta në përputhje me kushtet teknike të projektimit, kushtet teknike të zbatimit, me kërkesat urbanistike dhe parashikimet e bëra në legjislacionin në fuqi për trashëgiminë kulturore. Bazuar në tipin dhe klasifikimin e objektit të strukturës akomoduese, projektimi i punimeve të ndërtimit duhet të marrë në konsideratë: a) minimumin e sipërfaqes së dhomës, së suitës, së njësisë vetëshërbyese. Minimumet e sipërfaqeve janë përcaktuar në aktet nënligjore për kushtet dhe kriteret, afatet dhe procedurat për klasifikimin e strukturave akomoduese; b) parashikimin e hapësirave për tualetet në varësi të standardeve që kërkon të plotësojë struktura akomoduese; c) marrjen e masave për sigurinë teknike dhe mbrojtjen nga zjarri sipas legjislacionit në fuqi, të përcaktuar në rregullat e rregulloret teknike për fushat përkatëse, siç janë ato për mbrojtjen nga zjarri e për shpëtimin në konstruksionet dhe ndërtimet që shërbejnë për veprimtari akomoduese turistike, rregullat teknike për pajisjet e gazit, për instalimet nën presion, për mbrojtjen diferenciale të rrymës elektrike etj.; ç) parashikimin e hapësirave të nevojshme për barin/et dhe restorantin/et, në varësi të standardeve që kërkon të plotësojë struktura akomoduese; d) parashikimin e hapësirës për kuzhinën dhe dhomat e magazinimit të produkteve, sipas përcaktimeve të dhëna në legjislacionin në fuqi lidhur me kushtet dhe kriteret, afatet dhe procedurat për klasifikimin e strukturave akomoduese; dh) parashikimin e hapësirave për parkim në varësi të standardeve që kërkon të plotësojë struktura akomoduese; e) ashensorët, në varësi të kateve dhe të standardeve që kërkon të plotësojë struktura akomoduese; ë) krijimin e lehtësirave në lëvizjen e njerëzve me aftësi të kufizuara në ambientet e strukturave akomoduese; f) mbrojtjen ndaj zhurmave; g) respektimin e kushteve e të detyrimeve të parashikuara në legjislacionin mbi eficiencën e energjisë, performancën e energjisë në ndërtesa dhe nxitjen e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë; gj) përdorimin e metodologjisë kombëtare të llogaritjes për llogaritjen e performancës së energjisë në ndërtesë, siç përshkruhet në legjislacionin mbi performancën e energjisë së ndërtesave; h) higjienën, mjedisin dhe shëndetin, ku përfshihet dhe parashikimi i hapësirave për mbajtjen e mbeturinave, para heqjes së tyre; i) parashikimin e hapësirave për lavanterinë dhe shërbime të tjera, në varësi të standardeve që kërkon të plotësojë struktura akomoduese; j) parashikimin e hapësirave për ambientet sportive, argëtuese, pishinat dhe të tjera; k) krijimin e lehtësirave në komunikim; l) sigurimin fizik dhe ndihmën mjekësore; ll) higjienën personale dhe sigurimin e cilësisë së ujit të pijshëm; m) rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së shëndeti.

Qëndrueshmëria e objekteve për strukturat akomoduese
Çdo ndërtesë e strukturave akomoduese turistike projektohet dhe ndërtohet që ngarkesat që veprojnë mbi to të mos çojnë në: a) shembjen e të gjithës ose të një pjese të ndërtesës; b) deformime, të cilat mund të bënin ndërtesën të papërshtatshme për përdorimin e saj, të pasigurt apo që mund të shkaktonin dëme ndaj pjesëve të tjera të ndërtesës, të mobilimeve apo të pajisjeve të saj të instaluara; ose c) dëmtim të vlerave kulturore të godinave, monument kulture, apo zonave të mbrojtura të shpallura sipas legjislacionit në fuqi për trashëgiminë kulturore. 2. Rindërtimi, zgjerimi apo ndryshimi material i godinave të strukturave akomoduese, i cili prek pjesë të ndërtesës: a) ndaj së cilës publiku ka akses të ligjshëm; b) ku akomodohen klientët e hotelit; c) që përdoret si kuzhinë ku ushqimi dhe pijet përgatiten për t’iu shitur klientëve apo publikut të gjerë; ç) e cila përdoret për magazinimin e ushqimeve apo pijeve që janë për t’iu shitur klientëve apo publikut të gjerë, nuk lejohen të kryhen pa miratim paraprak të ministrit përgjegjës për turizmin ose nga një organ tjetër publik, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Siguria e klientit
Strukturat akomoduese projektohen dhe ndërtohen në përputhje me kërkesat teknike të përcaktuara në aktet e posaçme ligjore, që të mos sjellin pasoja ndaj jetës dhe shëndetit. Çdo ndërtesë e strukturave akomoduese projektohet dhe ndërtohet që të sigurojë përdorimin e pajisjeve sanitare për të gjithë përdoruesit dhe vizitorët e ndërtesës, si dhe të garantojë se nuk sjell rrezik për shëndetin e sigurinë e përdoruesve apo të vizitorëve.
Mbrojtja nga zjarri dhe siguria teknike

Krahas zbatimit të rregullave teknike për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, projektimi dhe ndërtimi i strukturave akomoduese duhet të garantojë që, në rast të rënies së zjarrit: a) zjarri dhe tymi nuk duhet të shpërndahen jashtë vatrës ku ka filluar derisa klientët të kenë pasur kohë për t’u larguar nga ndërtesa dhe të jenë aktivizuar masat e ndalimit të zjarrit; b) aftësia mbajtëse e ndërtesës të vazhdojë të funksionojë derisa të gjithë klientët të jenë larguar apo të jenë ndihmuar për t’u larguar nga ndërtesa dhe të jenë aktivizuar të gjitha masat e ndalimit të zjarrit; c) të pengohet përhapja e padukshme e zjarrit dhe tymit brenda hapësirave të fshehura në strukturën dhe ndërtimin e saj; ç) të pengohet shtrirja e zjarrit dhe e tymit në sipërfaqet e mureve dhe tavanet brenda zonës së origjinës së rënies së zjarrit; d) të pengohet përhapja e zjarrit në ndërtesat fqinje; dh) klientët, në momentin e marrjes së alarmit për rënien e zjarrit, të kenë mundësinë të shpëtojnë nga ndërtesa përpara se të preken nga zjarri apo tymi; e) klientët që nuk mund të largohen nga ndërtesa, të shpëtohen me mjete të tjera; ë) të sigurohet ndriçim për të ndihmuar shpë- timin; f) të merret parasysh siguria e skuadrave të shpëtimit; g) klientëve t’u jepet alarmi për shpërthimin e zjarrit. Strukturat akomoduese dhe të gjitha instalimet që janë në funksion të tyre projektohen dhe zbatohen duke respektuar kriteret e sigurisë teknike, të përcaktuara në rregullat dhe rregulloret teknike përkatëse në fuqi. Për këto instalime zbatohen edhe dispozitat e legjislacionit përkatës në fuqi, siç është ai i sigurisë elektrike, pajisjeve nën presion dhe të tjera të zbatueshme sipas rastit.

Parandalimi i përmbytjes
Strukturat akomoduese projektohen dhe ndërtohen në mënyrë të tillë që ndërtesat apo shëndeti dhe siguria e klientëve të mos kenë ndonjë kërcënim si pasojë e: a) përmbytjes dhe grumbullimit të ujit nëntokësor; b) penetrimit të lagështirës nga toka. Ndërtesat e strukturave akomoduese nuk lejohet të ngrihen mbi kanalizimet ekzistuese që janë në funksionim. Ndërtesat e strukturave akomoduese dhe sipërfaqet e lira e funksionale të tyre duhet të kenë një sistem për largimin e ujërave me qëllim që: a) të garantojë largimin e ujërave të sipërfaqes pa rrezikuar ndërtesën dhe shëndetin e sigurinë e njerëzve brenda dhe rreth ndërtesës; b) të ketë objekte për ndarjen dhe heqjen e zhavorrit dhe të ndotësve. Të gjitha sistemet e kanalizimeve të ujërave të zeza që i shërbejnë ndërtesës projektohen dhe ndërtohen për të garantuar largimin e ujërave të zeza nga ndërtesa pa rrezikuar ndërtesën dhe shëndetin e sigurinë e njerëzve brenda e rreth ndërtesës. Shkarkimi i tyre të bëhet në rrjetin publik apo në një impiant publik të trajtimit të ujërave të zeza apo në ndonjë vend ku është e mundur të realizohet largimi i ujërave, dhe, në pamundësi të saj, shkarkimi duhet bërë në një impiant privat të përpunimit të ujërave të zeza apo në një kontejner septik.

Hyrja në ndërtesa
Ndërtesat e strukturave akomoduese projektohen dhe ndërtohen me qëllim që të gjithë klientëve dhe vizitorëve t’u sigurohet hyrje me anë të mjeteve të sigurta, të rehatshme dhe lehtësisht të përdorshme në të gjithë ndërtesën. Në hotele duhet të garantohet që një pjesë e dhomave duhet të jetë e pajisur që të garantojë përdorimin e mjeteve të posaçme nga personat me aftësi të kufizuara.

Reduktimi i zhurmave
Ndërtesat e strukturave akomoduese projektohen dhe ndërtohen për të siguruar kufizimin e transmetimit të zhurmës drejt banesës tjetër, në atë nivel që nuk rrezikon shëndetin e përdoruesve të banesës tjetër apo që nuk u sjell atyre shqetësime gjatë veprimtarive normale.


Redaksia Online
(F.T/shqiprtarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër