Një 29-vjeçar nga Burreli është shpallur në kërkim pasi mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.14, Durrës, pas një konflikti ka goditur me thikë një 34-vjeçar me inicialet A.K. nga Martaneshi.

I plagosuri ndodhet i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që E.Sh. 29 vjeç, banues në fshatin Shoshaj është shpallur në kërkim. Ende nuk dihen arsyet e konfliktit mes dy të rinjve.