TIRANË- "Nata e Bardhë", e cila tashmë është bërë traditë për kryeqytetasit, nuk mungon as këtë vit. Pavarësisht pandemisë, Bashkia Tiranë ka menduar që të sjellë një koncert, por sigurisht duke respektuar të gjithë rregullat e vendosura për shkak të COVID- 19.  Koncerti u zhvillua te Akademia e Arteve, por pa një publik. Ai u transmetuaonline nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Por këtë herë publiku shijoi nga shtëpia koncertin nga këngëtarët e preferuar, si Dafina Zeqiri, Soni Malaj, M. Elvis, Kastro Zizo, West Side Family dhe Stine me hitet e tyre. 

Koncerti nisi në orën 18:00 dhe përfundoi në orën 20:00.

( Kliko këtu ) për të parë videon e koncertit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:45
Koncerti online për Natën e Bardhë në Tiranë/ Të gjithëve na mbetën sytë te bluzet e West Side Family

West Side Family është ngjitur në skenën te Akademia e Arteve duke mbajtur koncert për natën e Bardhë. Megjithatë, nuk ka kaluar pa u vënë re detaji në bluzen e Landi ku shkruhey "Liria ka emër"

“Liria ka Emër” është një fushatë e lindur së fundmi. Ajo lindi si kundërpërgjigje ndaj aktakuzave dhe pastaj arrestimeve nga Gjykata Speciale të 4 prej njerëzve më të rëndësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkohë, në bluzen e Mirit është një dedikim për Shqipërinë.