Trajneri nga Shqipëria Ilir Daja është shpallur më i miri në superligën e Kosovës për vitin 2023. Tiranasi e mori këtë çmim si për shpalljen kampion, por mbi të gjitha për kualfikimin për herë të dytë të skuadrës në Kupat e Europës. Jo më kot edhe edhe 6 nga 11 futbollistët e vitit ishin nga klubi i Ballkanit, ndërsa Lumbardh Dellova u shpall Topi i Artë.
Disa prej futbollistëve të vitit si Enea Koliqi, Lorenc Trashi, Nazmi Gripshi dhe Rron Broja kanë luajtur në Superligën shqiptare. Në ceremoni u nderua edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka, i cili mori një çmim për përzgjedhjen si zëvendës president i UEFA-s dhe arritjet e kombëtares shqiptare.