Nga data e hedhjes së shortit, e deri te çmimet e biletave të Kombëtares për në Europian! Çfarë duhet të dini për 'Gjermani 2024'

Nga data e hedhjes së shortit, e deri te çmimet e biletave të Kombëtares për në Europian! Çfarë duhet të dini për 'Gjermani 2024'

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë mes 24 ekipeve që do përballen në fazën finale të Europianit 2024, që do zhvilllohet verën që vjen nga 14 qershori - 14 korrik në Gjermani.

Barazimi 1-1 kundër Moldavisë mbrëmjen e së premtes në transfertë, bëri që tanët të "vulosnin" pjesëmarrjen për herë të dytë në këtë turne. Pas ndeshjeve të fundit, UEFA do zhvillojë në Hamburg hedhjen e shortit për fazën finale.

Do jenë gjashtë grupe me nga katër skuadra, teksa gjithçka do zbulohet më 2 dhjetor në 18:00 në Hamburg. Veç saj, në këtë datë do dalin edhe biletat për tifozët, që do menaxhohen nga federatat përkatëse në faqe të dedikuara në internet.

Faza e parë e shitjes së biletave nisi këtë tetor për ata që ishin të interesuar, ndërsa pas 2 dhjetorit, kur të mësohen edhe grupet, kundërshtarët dhe qytetet ku do luhen ndeshjet respektive dhe do bëhet edhe shitja e biletave për secilën federatë. Do jenë dhjetë qytete ku do organizohet ky turne verën që vjen. Europiani do zhvillohet në Berlin, Munich, Hamburg, Frankfurt, Stuttgart, Dusseldorf, Cologne, Gelsenkirchen, Leipzig dhe Dortmund.

Çmimet e biletave janë në varësi të ndeshjeve, teksa ndahen edhe sipas sektorëve në stadium. Çmimet variojnë nga 30 euro për ndeshjet e grupeve, e deri në 1000 euro në finale, kjo për kategorinë e parë.

Kujtojmë se në Gjermani do ketë transport publik të dedikuar dhe falas për tifozët që kanë në dispozicion një biletë për në ndeshjet e Euro 2024.

Si funksionon shorti i Euro 2024?

Ekipet do të shpërndahen në një nga katër vazot (1, 2, 3, 4) përpara shortit, në përputhje me rezultatet e tyre në fazën e grupeve kualifikuese. Gjermania mikpritëse është vendosur në vazon 1, por nuk hidhet në short pasi shpërndahet automatikisht në Grupin A.

Tre fituesit e mundshëm të play-off-it caktohen në vazon 4. Gjashtë vazo të tjera (A, B, C, D, E, F) kërkohen për të tërhequr pozicionin e ekipit përkatës në secilin grup.

Vazot B dhe F përmbajnë katër gogla secila për të përfaqësuar pozicionet e disponueshme në secilin grup (p.sh. B1, B2, B3 dhe B4). Vazo A përmban vetëm tre gogla për pozicionet A2, A3 dhe A4 në Grupin A, pasi Gjermania do të zërë pozicionin A1.

Çmimet e biletave

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër