Nga derrkucia Pepa, tek Lenin dhe ngjashmëria me Moisiun, fjalimi i çuditshëm i Boris Johnson që i la të gjitha pa fjalë

Nga derrkucia Pepa, tek Lenin dhe ngjashmëria me Moisiun, fjalimi i çuditshëm i Boris Johnson që i la të gjitha pa fjalë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson

BRITANIA E MADHE- Nga konfederata e Industrisë Britanike për të përcaktuar sesi ndjekja e politikave të gjelbra mund të inkorporohen në Mbretërinë e Bahskuar, rrezikon të mbahen mend reflektimet e kryeministrit britanik Boris Johnson në udhëtimin e tij në “Botën e derrkuces Pepa”, krahasimin që i bëri vetes me Moisiun, referencën për Leninin dhe “spektaklin” që dhuroi duke ilustruar zhurmat e makinave.

Në mbledhja me biznesmenët e vendit ku do të diskutohej lidhur me politikat e ndryshme, Johnson mbajti një fjalim në të cilin me tone humoristike iu referua revolucionarit komunist rus Vladimir Lenin dhe e krahasoi veten me profetin e Dhiatës së Vjetër Moisi në lidhje me politikën mjedisore të qeverisë.

Teksa kryeministri britanik po bënte pasthirrma me gojë për të bërë diferencën mes makinës me benzinë dhe asaj elektrike, ai humbi fjalët dhe heshtja të “mbuloi” sallën.
“Më falni...më falni”, tha ai teka po kërkonte të gjente sërish fillin e fjalimit.

Nga ky fjalim “spektakolar” kryeministri britanik nuk mund të linte pa treguar eksperiencën e tij në parkun e “Botës së derrkucësh Pepa”.

“Dje isha në parkun e derrkucës Pepa. Kush ka qenë aty? Unë e pëlqeva shumë, ishte tamam vendi im. Kishte rrugë të sigurta, disiplinë në shkolla...pavarësisht stereotipeve të krijuara rreth figurës së babait derrkuc”, tha ai gjatë fjalimit.

Një gjë është e sigurt, u diskutua gjithçka përveç politikave të gjelbra, arsyeja e këtij takimi me biznesmenët e Britanisë së Madhe.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen