TIRANË-8 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre, E. R, 44 vjeç dhe E. Sh, 44 vjeç, janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tyre.
Gjithashtu 4 persona, E. Sh, 26 vjeç, Sh. V, 47 vjeç, A. P, 33 vjeç dhe S. O, 22 vjeçe, janë arrestuar pasi janë kapur nga efektivët e Qarkullimit Rrugor duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Në pranga përfundoi edhe një 23 vjeçar pasi lëvizte me vete armë e ftohtë; dhe një 31-vjeçar, [pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.