Nga dhuna në familje tek vjedhjet, arrestohen 6 persona në Tiranë

Nga dhuna në familje tek vjedhjet, arrestohen 6 persona në Tiranë

Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona gjatë orëve të fundit.

Sipas policisë të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale duke filluar nga dhuna në familje e deri tek vjedhjet, ndërkohë që njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim kombëtar.

‘Specialistët për Hetimin e Krimin në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kadri Kërciku”,  ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit E. I.

O. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, sepse në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij të cilës i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 43 vjeç, pasi në rrugën “Bardhyl”, në ambientet e brendshme të një lokali në administrim prej tij u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kompjuter dhe 1 aparat celular.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. H, 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

-A. H., 22 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

-A. H., 36 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Disfata me Crystal Palace, Manchester United vendos 'rekord të zi' në historinë e klubit

Disfata me Crystal Palace, Manchester United vendos 'rekord të zi' në historinë e klubit