Nga drejtësia tek gjuhë e huaja
Ja degët ku ka ende vende të lira

Nga drejtësia tek gjuhë e huaja<br />Ja degët ku ka ende vende të lira
TIRANE- Niveli i pikëve të maturantëve pritet të ndryshojë me listën e fituesve të fazës së dytë, e cila do të publikohet brënda datës 14 shtator. Agjensia Kombëtare e Provimeve thotë se pikët do të ndryshojnë për shkak se një pjesë e maturantëve nuk janë regjistruar.

Kjo do të bëjë që disa maturantë që kanë qënë fitues në fazën e parë do të fitojnë një preferncë më të lartë më listën e dytë, ndërsa një pjesë pritet të shpallen për herë të parë fitues. Por cilat janë degët që ka më shumë kuota të paplotësuara?

AKP thotë se në të gjitha degët ka vende të lira, duke filluar nga ato më të rëndësishmet deri tek degët në universitete e rretheve. Nga të dhënat e Agjensisë Kombëtare  të Provimeve më shumë kuota të lira në degët e Universitetin të Tiranës ka në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Degët si Rusisht, Greqisht apo Turqisht kanë më shumë se nga 20 kuota të paplotësuara.

Kuota të lira ka dhe në degët si Administrim dhe Politika Sociale, Sociologji, Fizikë apo Kimi Industriale. Gjithashtu ka kuota të paplotësuara edhe për degët më të kërkuara si Drejtësi, Punës Sociale por dhe Administrim Biznesi. Më shumë kuota bosh edhe këtë vit ka në universitetet e rretheve. Universiteti i Gjirokastrës dhe ai i Korçës edhe këtë vit kanë më shumë se 25% të kuotave që kanë ngelur bosh në fazën e parë.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve