Report Tv zbardh strukurën e re të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pritet që brenda muajit mars të rekrutohet stafi prej 50 personash ku përfshihen sekretari përgjithshëm, drejtorë sektorësh, specialistë teknologjie, marëdhënie me publikun, shoferë dhe sanitare.
Burime për Report Tv nga KLP bëjnë me dije se stafi do të rekrutohet në bazë të konkursit. Kushtet që ata duhet të plotësojnë janë formulari i vetëdeklarimit për efekt dekriminalizimi si dhe të mos kenë kontakte me botën e krimit.
E gjithë struktura e KLP e cila në total bashkë me 11 anëtarët është 65 persona ka në dispozicion vetëm për pagat një fond prej 1.2 milion lekë.
Sipas dokumentacionit të siguruar nga Report Tv pagat në këtë institucion nisin nga 25-30 mijë lekë për sanitare e shoferë, deri në 250 mijë lekë për drejtuesin e saj z.Genti Ibrahimi.
Ndërkohë 11 anëtarët të cilët prej javësh kanë nisur nga puna kanë pagë prej 210 mijë lekësh të reja, ndërsa zv.kryetari i këtij institucioni paguhet 220 mijë lekë.
Ndër rekrutimet që do të bëhen për stafin e KLP-së janë sekretari i përgjithshëm, stafi i departamentit të shërbimeve ligjore, drejtoria e shërbimeve mbështetëse, drejtoria ekonomike dhe e burimeve njerzore si dhe drejtoria e mirëmbajties.
Në total gjatë aplikimit për buxhetin në parlament KLP kërkoi një staf prej 75 persona ndërsa numri u reduktua në 65 dhe aktualisht buxheti i detajuar ndodhet në ministrinë e financave për aprovim.
KLP pritet që në mbledhjen e rradhës që do të mbahet para datës 19 mars të marrë disa vendime të rëndësishme që lidhen me rekrutimin e stafit si dhe celjen e garës për kryeprokurorin e përgjithshëm.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata Kushtetuese me 9 anëtarë, Kim: Moment historik për Reformën në Drejtësi
14 Dhjetor 2022, 14:01
-
Betohet në Presidencë anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese: Do i qëndroj besnik Kushtetutës
13 Dhjetor 2022, 12:52
-
Gjykata Kushtetuese bëhet me 9 anëtarë! Begaj dekreton Gent Ibrahimin
7 Dhjetor 2022, 17:34
-
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Erion Pano
24 Nëntor 2022, 16:24
-
KED vlerëson 3 kandidaturat për vakancën në Gjykatën Kushtetuese, ja si renditen 3 emrat që i dërgohen presidentit
28 Tetor 2022, 18:13
-
Kandidatë për gjyqtarë në Kushtetuese, KED lejon kandidimin e Ardian Dvoranit dhe Gent Ibrahimit
15 Tetor 2022, 11:41
-
PD dhe PS sërish pa dakordësi, shorti zgjedh Arta Madron si anëtare të KLP! Emri kalon për votim në seancën plenare
19 Shtator 2022, 11:41
-
Gara për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, KED cakton ekspert kontabël për verifikimin e pasurisë së Gent Ibrahimit! Besnik Dervishi tërhiqet
18 Shtator 2022, 13:19
-
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi jep ‘ok’ për kandidimin e Arta Markut dhe Gent Ibrahimit për në ‘Kushtetuese'
11 Gusht 2022, 15:50
-
Lirimi nga burgu i të riut që vrau policin në Lezhë, KLP rrëzon kërkesën e ILD për procedim disiplinor ndaj dy prokurorëve
24 Shkurt 2022, 14:52
-
Arritjet dhe pritshmëritë, KLGJ dhe KLP në mbledhjen e përbashkët vjetore të parë! Ibrahimi-Llagami: Më shumë bashkëpunim! Harta e re gjyqësore, sfidë
29 Dhjetor 2021, 10:24
-
ILD nis hetim disiplinor për 3 anëtarë të KLP-së! Prokurori: Gjueti shtrigash sepse jemi kandidatë potencial për 't'i zënë vendin' Gent Ibrahimit
20 Tetor 2021, 20:43