Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë ironi në lidhje me listën e të gjithë biznese që nga e hëna do të hapen dhe që ishin të mbyllura për shkak të koronavirusit. Tabaku bën ironi në lidhje me kapacitet prodhuese të vendit tonë, duke deklaruar se 'Shqipëria është lider në këto fusha'!

Deklarata ironizuese e ish-deputetes: "Ndërkohe nga e hëna do rifillojnë dhe aktivitete shumë të rëndësishme qe u ndërprenë vetëm për këto jave. Prodhimi i anijeve, prodhimi i lokomotivave, prodhimi i avionëve dhe mjeteve të ushtrisë! Shqipëria është lider në këto fusha!"