Nga e shtuna hapen për kosovarët
5 kalime të reja kufitare në Serbi

Nga e shtuna hapen për kosovarët<br />5 kalime të reja kufitare në Serbi
PRISHTINË - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri pas takimeve të sotme të grupeve të punës të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, ka njoftuar se nga e shtuna, 15 nëntor 2014, do të hyjë në fuqi marrëveshja për hapjen e pikë-kalimeve të reja kufitare.

Këto kalime të reja do të mund të shfrytëzohen nga qytetarët e Kosovës dhe diaspora për kalim transiti nëpër Serbi dhe për në vendet e treta, njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Siç bëhet e ditur nga Qeveria e Kosovës, kalimet e reja kufitare janë: pika kufitare në Shid në mes të Serbisë dhe Kroacisë, Kelebija në mes të Serbisë dhe Hungarisë, Gradina në mes të Serbisë dhe Bullgarisë, Presheva në mes të Serbisë dhe Maqedonisë, si dhe Aeroporti i Nishit.

Tashmë, që nga data 22 shtator 2014, qytetarët me nënshtetësi të Kosovës mund të shfrytëzojnë edhe Aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla” për udhëtime transiti. Për këtë marrëveshje kabineti i Zëvendëskryeministres dhe shefja e delegacionit të Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri i ka njoftuar zyrtarisht edhe të gjitha ministritë relevante në mënyrë që kjo marrëveshje që lehtëson më tej lëvizjen e lirë të shfrytëzohet sa më mirë nga qytetarët e Kosovës dhe diaspora. 

Marrë nga "Anadolu Agency"

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës