Nga vrasja e Shkëlzen Kastratit deri tek ekzekutimi i Behar Sofisë, 5 krimet që tronditën vendin në muajin shkurt

Muaji shkurt po mbyllet me krime të egra, nga vrasje të tipit mafioz deri tek ajo e gruas së prerë në fyt në Malësinë e Madhe. Dy nga vrasjet ajo e Behar Sofisë në Tiranë dhe e Shkëlzen Kastratit në Fier kanë rikthyer në vemendje pasojat e krimit të organizuar në vend.

Behar Sofia – 25 shkurt

Mëngjesi i 25 shkurtit do të trondiste kryeqytetin. Vrasjet e tipit mafioz riktheheshin në qendër të Tiranës. 66-vjeçari Behar Sofia sapo kishte pirë kafen e mëngjesit në afërsi të banesës së tij pranë ETC-së. Ai po lëvizte buzë Lanës në trotuarë, kur në drejtim të tij u qëllua dy herë më një pistoletë me silenciator. Sofia u shëmb përdhe, ndërsa nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës. Autorët e krimit akoma nuk dihen. Kamerat e shumta të sekuestruara të sigurisë e filmuan pas atentatit, duke u larguar në këmbë në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ka dyshime se mori një biçikletë dhe u largua qetësisht në drejtim të Kodrave të Liqenit, nga ku ka humbur çdo gjurmë. Pista kryesore e hetimit është e kaluara kriminale e 66-vjeçarit, i përfshirë në trafikun e heroinës.

Shkëlzen Kastrati – 1 shkurt

Dita e parë e shkurtit do të trondiste opinionin publik në Fier. 42-vjeçari Shkëlzen Kastrati po shkonte me automjetin në drejtim të lokalit në pronësi të tij, në afërsi të Urës së Sheqit të Vogël, kur u qëllua me breshëri plumbash. Kastrati vdiq në vend, ndërsa atentatorët dogjën mjetin pak kilometër më tutje dhe u larguan. Hetimet e çuan grupin hetimor në zonën mes Kamzës dhe Fushë Krujës, ku u gjetën dy mjetet që autorët u larguan nga vendngjarja. Përmes analizave laboratorike u arrit identifikimi i katër autorëve, të cilët janë shpallur në kërkim. Në lidhje me vrasjen u zhvillua një aksion në Laç, por nuk u arrit në gjurmët e Albert Zajës, Elmir Tufës, Elson Xhecukës dhe Silvio apo Roland  Carës. Dy prej tyre dyshohet të jenë larguar jashtë vendit, përmes Kosovës. Grupi hetimor ka dyshime se vrasja ka ndodhur për hakmarrje dhe autorët janë të paguar.

Gentjan Qarri – 6 shkurt

40-vjeçari Gentjan Qarri po lëvizte në këmbë në orët e pasdites në datën 6 shkurt në Vlorë. Në drejtim të tij u shkrehën plumba kallashnikovi, ndërsa mbeti i vdekur në vend. Qarri ishte dënuar më herët për trafikim të lëndëve narkotike në Itali. Autorët dogjën mjetin pranë Pyllit të Sodës dhe humbën gjurmët. Pamjet e kamerave të sigurisë nuk i kanë ndihmuar shumë hetuesit, të cilët kanë arritur të shohin vetëm dy persona të mirëkamufluar që largohen pasi kryen vrasjen. Ngjarja vijon të jetë e pazbardhur, ndërsa hetimet janë përqëndruar tek e kaluara kriminale e 40-vjeçarit Qarri.

Mark Gjeta – 17 shkurt

Një ngjarje e rëndë tronditi më 17 shkurt Mirditën. 68-vjeçari Mark Gjeta u vra qëllimisht në fshatin Burgaj pasi u godit nga një automjet. Vrasja në fjalë ndodhi për shkak të konflikteve që viktima ka patur me autorin e vrasjes, 60-vjeçarin Mhill Gega. Përpara se të goditej me makinë, Gjeta dyshohet se është konfliktuar me Gegën dhe ky i fundit e ka goditur qëllimisht më makinën e tij. Gega është arrestuar nga policia.

Violeta Gurraj – 8 shkurt

47-vjeçarja Violeta Gurraj është gjetur e pajetë të hënën e 8 shkurtit në Malësi të Madhe. Gurraj u gjetë e prerë në fyt, ndërsa trupi i saj i pajetë qëndroi për disa ditë pa u parë nga askush. Policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa akoma mbetet mister nëse kemi të bëjmë me vrasje të qëllimshme apo vetëvrasje. 47-vjeçarja raportohet se vuante nga depresioni dhe ishte divorcuar nga bashkëshorti. Më herët ajo ishte dënuar për dhunë në familje dhe kundërshtim të efektivëve të policisë.

M.Q./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës