Nga fundi i marsit do të nisë ndërtimi i portit të ri të Durrësit, drejtuesi i Emaar Group: Monaco duhet të na ketë frikë, do jetë më i miri në Mesdhe! Rama: Ta bëjmë me zemër e shpirt

DURRËS- Ndërtimi i Portit të ri turistik të Durrësit do të nisë në pranverë të vitit të 2022.

“Do e nisim sa më shpejt, ndërtimi nis nga fundi i marsit fundi i prillit. Po përgatisim procesin”, tha drejtuesi i Amaar Grup Muhamed El Alabbar.

Teksa i shpjegoi kryeministrit Rama maketin, drejtuesi i Amaar Grup Muhamed El Alabbar theksoi se Porti i ri i Durrësit se do të ketë klube jahtesh edhe në det.

“Do të bëhet, do të jetë shumë speciale, do të jetë ndër më të mirat në Mesdhe, Do ketë vende dhe për jahteve e mëdha, do kenë vetëm një vend ku të shikojnë. Durrësit se do ketë të gjitha shërbimet, do ketë disa klube jahtesh”, shpjegoi ai.

Në fokus të këtij projekti që aktualisht është në fazë studimore, i kushtohet edhe pastrimit.

“Do të pastrojmë detin po ashtu edhe mjedisin”, tha Alabbar.

Projekti pas përfundimit do të dërgohet si projektligj në parlament.

“Pas detajeve teknikeve do të kemi edhe hapjen e garës, kemi çliruar një pjesë të ambienteve dhe faza e parë do të ketë mundësi për nisjen nga puna. I gjithë projekti si një projektligj do të shkojë në parlament për të marrë edhe aprovimin”, bëri me dije Balluku.

Porti turistik i Durrësit  do të ketë një terminal modern pasagjerësh dhe ndërtesave të reja përgjatë tij, të cilat do të kenë qëllime tregtare dhe hotelerie. Porti tregtar do të zhvendoset në zonën e Porto Romanos, duke i dhënë kështu fund problemeve me ndotjen që ka pasur deri më sot qyteti. Kompania e Emirateve të Bashkuara, Emar, synon investimin e një shume me vlerë 2 miliardë Euro për ngritjen e infrastrukturës së re të portit për qëllime turistike dhe ndërtimin e rezidencave moderne dhe hotelerisë.

Rama pati një këshillë të fundit si edhe një sugjerim...

“Do ishte fantastike një hapësirë për këmbësorë. Ta bëjmë me zemër e shpirt”, tha Rama.

 

Video e plotë e Ramës në Durrës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:45
Rama në kantierin e Rindërtimit në Spitallë: Do jetë lagjja më e bukur e Durrësit

 

Në kantierin e madh të Rindërtimit, në Spitallë,  puna vijon. Lagjja e re që po ndërtohet është financim i Princit të Kurorës së Emirateve, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, i cili ka ngarkuar drejtuesin e kompanisë globale Emaar Group, Mohamed Alabbar, për organizimin e koordinimin e këtij projekti, së bashku me qeverinë shqiptare që financon përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit krejt infrastrukturën e lagjes së re.

Kryeministri Rama inspektoi këtë pasdite kantierin e Spitallës, ku së bashku me drejtuesin e kompanisë globale Emaar Group, Mohamed Alabbar u njoh nga afër me ecurinë e punimeve.

“Këtu jemi në kantier për apartamentet e reja që do ndërtojmë. Kemi nisur punën me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për infrastrukturën. Gjithashtu kemi nisur me ndërtimin e fazës së parë të apartamenteve në lotin 1, ku do ndërtohen 154 apartamente. Po kështu, kontratat janë  nënshkruar për të gjithë numrin total të apartamenteve, rreth 1mijë. Faza e parë ka nisur me zhvillimin. Ndoshta do përfundojë për 9 muaj, 1 vit maksimumi sepse situata këtu është pak e vështirë. duke qenë kënetë, është e nevojshme që të bëhet shumë punë me infrastrukturën.” - detajoi Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako.

“Në Durrës është bërë punë shumë e madhe me Rindërtimin.” – u shpreh Zvkryeministri Ahmetaj, ndërsa shtoi se “Është qyteti që ka përfituar shumën më të madhe të granteve. Numri i pallateve DS4, pra të rikonstruktuara do shkojë mbi 300 dhe pjesa e pallateve që kanë përfituar rikonstruksione të brendshme është numër shumë i konsiderueshëm.”

Kryeministri Rama vlerësoi punën kolosale që po bëhet në këtë drejtim, me një falenderim të posaçëm për kontributin e veçantë të Emirateve të Bashkuara, kontributi i të cilave do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e vendit tonë .

“Më duhet t’iu them, ju e dini, por dua t’iu them publikisht që ajo që ju keni bërë personalisht është e paçmuar, që po e bën këtë realitet dhe sigurisht, është e paharruar. Do mbetet në kujtesën e këtij vendi përgjithnjë cfarë bëri Madhëria e tij, pasi e takova në vendin e tij, ku premtoi që të na vinte në ndihmë me këtë mbështetje kaq të madhe. Pastaj ju telefonoi ju dhe më pas ju nisët të punoni.  Tashmë fondet e Abu Dhabit janë në drejtim të mbarë. Loti 1 është në drejtim të mbarë. Ndërkohë, e gjithë infrastruktura financohet prej nesh përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit sepse po ta shihni, na duhet ta ngremë në nivel 2metër e gjysmë të gjithë tokën sepse këtu ka qenë kënetë.  Kjo zonë quhet ish Këneta. Të kthesh ish kënetën dhe t’i japësh jetë të re, lagje të re, e cila do jetë, absolutisht, lagja më  e mirë e Durrësit, me standardet më cilësore, është diçka e shkëlqyer, pra shndërrimi i një tragjedie të tmerrshme në diçka të mirë për njerëzit e tua bësh jetën më të mirë se sa ishte përpara tragjedisë. E saktësisht në këtë zone, ju detyrohem një shprehje publike të mirënjohjes, mirnjohje për Madhërinë e Tij, si dhe për qeverinë e Emirateve, si dhe për popullin e Emirateve sepse është sasia më e madhe e parave që erdhi për mbështetje të drejtpërdrejtë dhe faktikisht dy ndërhyrjet më të mëdha për strehimin janë kjo që është më e madhja dhe ajo  që bëri presidenti Erdogan në Laç. Sëbashku praktikisht ata bënë të mundur që 2500 apartamente të bëheshin.  Ne kemi një shprehje në Shqipëri. Miku i mirë njihet në ditë të vështirë. 

Sigurisht, kemi një ndihmë të rëndësishme nga BE për shkollat ku kemi financuar gjysmën, pak më shumë se gjysmën e projektit dhe ata financojnë gjysmën tjetër e po kështu po financojnë projekte të rëndësishme në zonat e trashëgimisë kulturore që u dëmtuan që është diçka shumë e mirë. 

Është një gëzim, është lumturi që kur politika vihet në dispozicion të njerëzve mund të bëjë që blloqe të tilla që blihen nga njerëz të pasur, t’u jepen njerëzve që kurrë nuk do ta kenë mundësinë t’i blejnë ato, t’u jepet falas.  Është shumë gjë e bukur që jeni këtu e po bëni diçka të rëndësishme për ata që janë më në nevojë, por dhe diçka të rëndësishme për ata që kanë para, që të vijnë e t’i shpenzojnë në Shqipëri. Pra ndihmoni njerëzit në pikëpamjen sociale, ndihmoni ekonominë për këdo, përmes turizmit të nivelit të lartë.  Kam deklaruar sot që Durrësi do të ketë një festival fishekzjarrësh si dhuratë nga Marina e Dubait për marinën e ardhshme të Durrësit. Është shprehja juaj e dashurisë për qytetarët e Durrësit. Le t’i urojmë të gjithë qytetarëve të Durrësit një vit shumë të gëzuar! 2022 do të jetë një vit i jashtëzakonshme për Durrësin e kjo dekadë do ta vendosë Durrësin në hartën e botës si një destinacion për të shkuar.” – u shpreh Kryeministri Rama. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 31/12/2021 20:06

    po mor mik.po do trembet monaco ......hajde hajde

    Përgjigju
    • A. N.: 31/12/2021 21:46

      C'ti besh qe Monaco-ja nuk ka patur Vangjusha prandaj edhe ka ngelur aq mbrapa.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë