Një ndër çështjet më të diskutuara ka qenë se kush i financonte fushatat e koalicionit të Berishës dhe Metës. Salianji thotë se koalicionet financohen nga buxheti i shtetiti ndërsa u akuzoi PD-në se ka marrë para kot për aq kohë sa nuk ka kandidatë. Madje i ka udhëzuar që t’i kthejë paratë ose t’ua japë kandidatëve të primareve.
“PL ka të ardhura të mjaftueshme. PD s’ka kandidatë, s’ka njerëz. Vula duhet t’i kthejë lekët se nuk kanë kandidatë, ose t’ua japin primareve se s’garojnë. Koalicionet kanë fonde nga buxheti i shtetit.
Është logjikë e thjeshtë fare, i ka kolacioni. Këtu po vidhen miliona euro... Diskutimi në themel është ky, ato lekët e fushatës Ramës dhe atyre u duken qindarka dhe i çojnë për pemë, po pemët kanë faturë? Po ato posterat që e ka mbushur Tiranën sa kushtojnë? Për këto duhet të shqetësohemi ne... Këto zgjedhje nuk janë të qeta, është tentativë për t’u dukur, kanë nisur me shpërthime, vrasje, ka tension të jashtëzakonshëm në terren. Shpresoj të mos ketë incidente të tjera, ata po mbajnë pushtetin me forcë.”- tha Salianji.
Ndërsa analisti Lorenc Vangjeli thotë se ka një ndarje të madhe mes asaj çka kërkon populli dhe asaj që ofron elita politike.
“Ka një ndarje mes interesit të publiku dhe oertat që elita ofron. Kjo është veçantia e këtyre zgjedhjeve, s’ka të bëjë fare me klime tensione. Nuk është se nuk ka të papritura në këtë garë, publiku e di rezultatin dhe ndaj është indiferent dhe prandaj janë të qeta. Sot nuk ëhstë ndesje jetë a vdekje të qytetarëve dikur, sot ëhstë ndeshje triploare që qytetarët po i shohin me indiferencë.”- tha ai.
I pyetur për vizionin e Salianjit pas zgjedhjeve, Salianji thotë se është e qartë se kush është opozita.
“Pas 15 majit shpresoj që shumica e bashkive të drejtohen nga kandidatët e koalicionit opozitar. Është e qartë kush është opozita, është Bashkë Fitojmë. Berisha dhe Meta janë opozitë.”- tha ai.
Vangjeli: Kjo është e qartë në opozitë, Berisha dhe Meta janë opozita, po s’do të thotë që kanë gjithnjë të drejtë. Nëse Rama humbet Tiranën, unë do i kërkoja i pari të rishikonte pozicionin e tij. Ai humbet egjitimitetin moral. Ama nëse konfirmohet ai do ketë edhe legjitimitetin institucional
Lajmi kryesor: