Zonja dhe zotërinj, motra dhe vëllezër, hajdutëria është ëndrra jonë e përbashkët, prandaj amnistojmë sot hajdutët e pushtetit për të pasur mundësi që në të ardhmen të amnistohen edhe hajdutët tanë.
Sepse të vjedhësh, është sakrificë dhe të sakrifikosh për të vjedhur është meritë e madhe.
Asnjëherë mos e harroni këtë!
Lufta jonë me pushtetin nuk është për të mos i lejuar të vjedhin, por t'u marrim pushtetin për të pasur ne mundësi të grabisim atë që sot ata kanë mundësi për ta grabitur.
Nëse do kishim mundësi nuk do të vidhnim vetëm shtetin, por edhe pushtetin, edhe ato pak gjëra që kanë ngel në këtë vend për të vjedhur.
Duhet të harxhojmë sot për revolucionin, sepse nesër, në pushtet, do t'i vëmë me lehtësi ato lekë që sot do prishim.
Harxhojmë sot për të fituar nesër.
Fitojmë nesër ato që harxhuam sot.
Kemi vjedhur dhe do vjedhim. Kemi bërë pasuri e do bëjmë pasuri. Kemi jetuar në luks dhe vila e do vijojmë të jetojmë mes luksit dhe kullave.
Mjafton që të ketë qorra që të na besojnë dhe të na ndjekin nga pas.
Betohemi se gjithçka që vjedhim e bëjmë për popullin, për partinë, për militanët, për demokracinë.
Vetëm kështu e vendosim dinjitetin e tyre në vend.
Atë që këta sot e nëpërkëmbën duke pasuruar vetëm veten e tyre.
Vjedhim, por mundohemi.
Mundohemi, pa vjedhim.
Dhe ju që na ndiqni, mund të vidhni me ne nesër, nëse na ndiqni në vjedhjen tonë sot.
Rroftë hajdutëria, zonja dhe zotërinj!
Poshtë hajdutët e pushtetit, rrofshin hajdutët tanë!
Fitore!
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
44.9%
-
Jo
47%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 1578
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bardhi akuza mazhorancës: Prej muajsh po destabilizon Gjykatën Kushtetuese me qëllim kapjen! Po vë në diskutim mandatin e disa anëtarëve të saj
28 Janar, 13:32
-
Shorti për çështjen e Ervin Salianjit në Gjykatën e Lartë, reagon Bardhi: Akt i paprecedent, gjyqtarët mos të pranojnë të përdoren politikisht
27 Janar, 15:13
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52
-
Gjyqi për shpifje ndaj Bardhit/ Ish-kryepolici i Shkodrës i ‘fal’ dëmshpërblimin: Duam vetëm dënimin
21 Janar, 12:32
-
‘Bardhi ka probleme me grupin e Berishës’, Lapardhaja në Report Tv: Saliu kërkon të bëjë pazare me Ramën
19 Janar, 13:07
-
34-vjetori i themelimit të PD në Fier/ Bardhi: Dinjitetin e fierakëve nuk e blen dot Belinda Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar
18 Janar, 17:53
-
Rrëzohet kërkesa e Bardhit, deputetët s’do deklarojnë nëse kishin SkyECC! PD do ndryshimin e rregullores! Do ngrihet grup pune: Po ia kërkojmë policit roje
17 Janar, 11:30
-
Ylli Pata: Sinjali i Shkodrës, shuplaka e Berishës ndaj Bardhit
17 Janar, 08:29
-
Lapardhaja për Report Tv: PD është kthyer në një kosh për të korruptuarit, Berisha e ka marrë peng për hallin personal
16 Janar, 14:46
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
Zoti Namir Lapardhaja ky shkrim është brilant, po ata që i ndjekin nga pas jan super hajdut injorant e kafsh me fytyr njeriu. Se ata spunoin dot por vetëm din të vjedhin e të vrasin. Pty rac pise.
Përgjigju