TIRANË- Një foto e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa shfaqej me një pensioniste, pasi kishin bërë pazarin solli tek publikun imazhin e kryedemokratit që nuk ishte parë muajt e fundit. Bashkangjitur fotos, Basha shkruante: Me Verën, gjyshen që çdo ditë e nis me pazaret dhe preokupimin për t'i gatuar familjes. Pensionistja që si shumë të tjerë në Shqipëri kujdesen mes sakfricave për fëmijët, nipërit dhe mbesat.

E megjithatë një postim i tillë, duket se kishte elementë të fortë politik. Në pamje të parë jo, por më një kërkim të thjesht në internet, Vera, pensionisjta e rastësishme e cila ishte takuar një Bashën në treg, është një personazh i njohur në rrethin e demokratëve.

Ajo quhet Pranvera Bodinaku, kryetare e Sindikatës së Tregtisë dhe Turizmit dhe është shumë aktive në kampin blu ku shfaqet herë si analiste në Shijak TV, herë në krah të Ervin Salianjit, madje ka mbajtur fjalime edhe në çadër.