Simboli i dytë i protestës së opozitës PD-LSI para Kryeministrisë është e ashtuquajtura ‘Harta e familjeve politiko mafioze’ e ngjyrosur me kanabis. Opozita në cdo qark të vendit ka vendosur familjet që sipas saj komandojnë krimin dhe korrupsionin. Nga Frroku, Ndoka dhe Prenga në veri, te Tahiri, Bushi Sejdini, Balla në Shqipërinë e mesme dhe në jug të vendit Braho, Habilaj, Xhafaj, sërish Tahiri dhe Balili. Sipas të rinjve të PD janë këta persona dhe kryeministri Edi Rama që kanë mbajtur peng integrimin e vendit.

Kjo ëhstë një hartë që tregon qartë si është e lidhur politika shqiptare me krimin dhe me mafien dhe si do të qeveriset nëse ne të rinjtë nuk reagojmë. Shqipëria ka pasur drogë, problemi nuk është vetëm i viteve të fundit, por gjatë këtyre viteve ka arritur përmasa madhore duke penguar negociatat, zhvillimin.

Të rinjtë e PD


Harta e PD ne proteste