Disa prej futbollistëve të cilët kanë dhënë mesazhe sensibilizuese për shqiptarët:

Armando Sadiku, futbollist i Kombëtares: “Përshëndetje këtu nga Malaga. Do t’ iu lutesha që të qëndrojmë në shtëpi, të bëjmë kujdes në këtë moment të vështirë që po kalon e gjithë bota. Të bëjmë kujdes dhe të qëndrojmë në shtëpi.”

Keidi Bare, futbollist i Kombëtares: “Për të mbrojtur dhe vetën dhe të tjerët duhet të qëndrojmë në shtëpi. Sëbashku do t’ia dalim.”

Mërgim Mavraj: “Vëllezër dhe motrat e mi iu lus të mos largoheni nga shtëpitë tuaja. Mos rrezikoni shëndetin tuaj dhe shëndetin e të tjerve. Zoti na ruajt të gjithëve.”

Hysen Memolla, futbollist i kombëtares: “Përshëndetje të gjithëve. Jam Hysen memolla këtu nga shtëpia ime në Hungari. Edhe unë desha të them disa fjalë për këtë situatë shumë të vështirëv që po kalojmë, e cila nuk është normale. Siç poe  shikoni edhe unë jam në shtëpi kështu që iu ftoj të gjithëve që të qëndroni në shtëpi, për shëndetin e juaj dhe shëndetin e familjarve tuaj.”

Marash Kumbulla, futbollist i kombëtares: “Përshëndetje. Për motivinin e koronavirusit iu bëj thirrje të gjithëve të qëndroni në shtëpi.”