4 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Në komisariatin nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. D, 30 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Basha“, në fshatin Bulçesh, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, i ka thyer xhamat e lokalit si dhe i ka dëmtuar mjetin shtetasit G. D.
Ndërkohë në komisariatin nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P, 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe një dorezë metalike.
Në Vorë u arrestua në flagrancë të shtetasi Sh. E, 28 vjeç, pasi në fshatin Breg, Vorë, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin B.R.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç, 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.