Nga Hawai në Bali, nëna frymëzuese udhëton botën me djalin me aftësi të kufizuara mbi supe

Nga Hawai në Bali, nëna frymëzuese udhëton botën me djalin me aftësi të kufizuara mbi supe

Nga Hawaii në Bali, nga pista më të njohurat e skive në detin më të kristaltë, Jimmy Antram, ka parë shumë nga mrekullitë e tokës, vetëm se nga një këndvështrim tjetër.

Jimmy ka shëtitur shumë pjesë të botës dhe kjo falë nënës së tij, e cila është heroin që ka përmbushur premtimin për t'i dhënë djalit të saj me aftësi të kufizuara jetën më të mirë që mund të kishte. Niki Antram ka kaluar vite duke udhëtuar nëpër botë me Jimmyn të cilin e mban mbi supe, gjatë të gjitha udhëtimeve.

Niki  është bërë mama në moshën 17-vjeçare por edhe pse zbuloi që do të kishte një fëmijë me aftësi të kufizuar zgjodhi ta mbajë dhe i premtoi vetes se do t’i jepte jetën më të mirë të mundshme.

Djali i quajtur Jimmy është sot plot 26 vjeç dhe vuan nga hipopituitarizmi, një gjendje që përcakton bllokimin e rritjes. Djali është i verbër dhe ka nevojë për ndihmë 24-orëshe dhe ka një karrige me rrota, por nëna e tij nuk donte që ai ta përdorte, ndaj preferon ta mbaj mbi supe.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump