Nga huaja për lumin e Vlorës te mbrojtja e biodiversitetit, Meta dekreton 4 ligje të shumicës

Nga huaja për lumin e Vlorës te mbrojtja e biodiversitetit, Meta dekreton 4 ligje të shumicës

TIRANE-Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 4 ligje të miratuara nga shumica në Kuvend. Kreu i shtetit ka dekretuar ndryshimet në ligjin për standardizimin, mbrojtjen e biodiversitetit, huanë me Fondin e Kuvajtit për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës dhe ratifikimin e protokollit shtesë mbi tregtinë e shërbimeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore. Firmën Meta mbi ligjet e ka hedhur në datë 30 prill, ndërsa njoftimi është bërë sot në faqen zyrtare. 

4 ligjet e dekretuara nga Presidenti
Shpalljen e ligjit nr. 47/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës”.

Shpalljen e ligjit nr. 46/2020 “Për ratifikimin e protokollit shtesë 6 mbi tregtinë e shërbimeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore”.

Shpalljen e ligjit nr. 41/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar”.

Shpalljen e ligjit nr. 40/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar”.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 04/05/2020 17:11

    Lumin e Vlones e shkaterrun vlonjatt duke mjell barmiu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale