Nga i hetuar nga FBI-ja në këshilltar në Kryeministri, historia e dyshimtë e Knidi Basharit, Rasputinit shqiptar që ka nisur të shfaqet në zyrat e institucioneve publike

Nga i hetuar nga FBI-ja në këshilltar në Kryeministri, historia e dyshimtë e Knidi Basharit, Rasputinit shqiptar që ka nisur të shfaqet në zyrat e institucioneve publike

Me rreth të kuq Knidi Bashari

Ditët e fundit, në dyert dhe zyrat e disa institucioneve të rëndësishme publike, është shfaqur një personazh i quajtur Knidi Bashari, një emër pothuajse i panjohur për publikun, por jo për drejtësinë shqiptare dhe agjencitë e huaja hetimore. Knidi Bashari ka nisur të trokasë në dyert e zyrave të institucioneve publike, duke u vetëprezantuar si këshilltar në Kryeministri për dixhitalizimin, pozicion ky që dikton qasje bashkëpunuese me përfaqësuesit dhe titullarët e organeve publike, pasi dixhitalizimi i shërbimeve është prioritet për qeverinë.

Depërtimi dhe lëvizjet e tij nëpër oborret dhe zyrat e institucioneve publike të kujton historinë e famshme të Grigori Rasputin.

Deri më tani nuk dihet nëse Bashari është emëruar si këshilltar pranë Kryeministrisë për dixhitalizimin, në ç’rrethana dhe kur mund të jetë emëruar. Pra, nuk dihet nëse Knidi Bashari është vërtetë këshilltar në Kryeministri, është planifikuar për t’u emëruar në të ardhmen apo ia ka atribuuar vetes këtë funksion, për të depërtuar dhe pasur akses në institucionet publike, për interesa të dyshimta.

Knidi Bashari nuk ka mbirë nga hiçi. Ai ka ushtruar më parë funksionin e këshilltarit të ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Vetëprezantimi i Basharit si këshilltar në Kryeministri përkon me formimin e qeverisë së re dhe emërimin e Ahmetajt në postin e zëvendëskryeministrit, çka nuk e përjashton mundësisë që Ahmetaj t’i ketë premtuar për ta punësuar në Kryeministri pikërisht si këshilltar për dixhitalizimin.

Megjithatë, duket i pashpjegueshëm dhe i dyshimtë nxitimi i Basharit për t’u vetëprezantuar në institucionet publike, përfshirë edhe në atë të rëndësisë së veçantë, në një kohë kur qeveria e re ende nuk është betuar tek Presidenti i Republikës. 

Knidi Bashari rezulton bashkëpronar me 45 % të aksioneve në kompaninë ‘KEMINET’, e cila ushtron veprimtarinë në ofrimin e shërbimeve të internetit, dizajnimin e rrjeteve private dhe publike të komunikimit etj., pra në fushë që përkon me dixhitalizimin.

Në vitin 2016, në Prokurorinë shqiptare mbërri një kërkesë nga Byroja Federale e Hetimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila kërkonte bashkëpunim në funksion të një hetimi të nisur për një krim të dyshuar kompjuterik. E dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet të paligjshëm ishte pikërisht kompania ‘KEMINET’, me administrator dhe bashkëpronar Knidi Basharin.

Në letërporosinë e mbërritur në Shqipëri, me të tjerave, thuhej se prokuroria e Distriktit Perëndimor të Nju Jorkut dhe Seksioni i Krimit Kompjuterik dhe Pronës Intelektuale i Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe FBI janë duke hetuar nëse persona të panjohur kanë shkelur ligjet penale të SHBA-ës, duke hyrë pa autorizuar në rrjetet kompjuterike, duke interceptuar kredencialet e llogarive të përdoruesve të shërbimeve të shumta në rrjet, duke bërë të mundur sulme të grupuara për mohimin e shërbimeve dhe duke krijuar një mekanizëm për infektime të mëtejshme.

Nga hetimet paraprake kishte rezultuar se një nga adresat që lidhet me këtë aplikacion të dëmshëm, të çonte në një server që ndodhej në Shqipërisë. Adresa në fjalë figuronte e regjistruar me të dhënat: Knidi Bashari; Keminet LTD. Teksa institucionet ligjzbatuese shqiptare iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së FBI-së për bashkëpunim, Knidi Bashari ushtronte funksionin e këshilltarit në Ministrinë e Ekonomi. Në vijim, Bashari, krahas funksionit publik, shtoi aksionet në kompaninë ‘KEMINET’, e cila ka nisur të fitojë para publike, edhe përmes tenderave në konflikt të dukshëm interesi.

Deri më tani nuk ka të dhëna mbi përfundimit të hetimeve nga FBI-së rreth kompanisë ‘KEMINET’ dhe Knidi Basharit. Por pyetja që shtrohet natyrshëm është: A do të ketë akses në sistemet e institucioneve të rëndësisë së veçantë, ku ruhen informacione tepër sekrete, një personazh si Knidi Bashari, i dyshuar nga FBI për përfshirje në mundshme në krim kibernetik?! A rrezikohen sistemet e informacionit në Ministrinë e Brendshme dhe organet e tjera nga ndërhyrjet e paautorizuara, kopjimi dhe ndoshta përcjellja e informacioneve sekrete tek shërbime jo partnere?!

---------

Pas botimit të investigimit nga Shqiptarja.com, burime të besueshme nga Kryeministria na informuan duke na kontaktuar se Knidi Bashari nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë funksion me strukturat e kryeministrisë. Duke vlerësuar saktësimin nga instuticioni përgjegjës, sigurojmë lexuesin e Shqiptarja.com që do të monitorojmë cdo zhvillim të ardhshëm rreth kësaj cështje delikate.

xy/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 18/09/2021 10:30

    RAMA ESHTE NJE I TILLE, E Ç'TE THEMI PER TE TILLET QE RAMA I KA NE PELLEMBE TE DORES..... .

    Përgjigju
  • Iris: 18/09/2021 00:25

    Kur nje shtet nuk eshte i forte,kur dallohet mungesa nga deshira,ose nga injoranca e zbatimit te ligjeve ne pergjithesi dhe atyre ndershkimore ne vecanti,kur korrupsioni,nepotizmi,anarkia,mungesa e marrjes se pergjegjesise vegjetojne e lulezojne ne mes te dites me diell,atehere krijohet ambient i pershtatshem ,qe terrheq <<mizat>> si era e kermes.Fatkeqesisht keto 30 vjet ne Shqiperi jane pare te hyjne,te dalin,te fshihen e te lulezojne figura te dyshimta shqiptare e te huaja.Disa dhe na kane demtuar,disa kane patur bekimin e qeverive,ose zyrtareve te vecante.

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 17/09/2021 19:32

    Si është e mundur? Cila është domosdoja që e bën "të detyrueshme" afrimin e këtyre tipave në qeveri dhe në administratë? Mos është mjeshtêria korruptive e tyre? Po vjen era ndyrësi.

    Përgjigju
    • Arbër: 17/09/2021 20:23

      Krimineli në shoqëri me krimin shtetror, ky ua fsheh parat jashtë vendit!

  • Sifi: 17/09/2021 18:33

    Dicka e firte e ben Ramen te vendis Ahmetajn zv.krteminister .Cfar meritash ka ky njeri eshte e pabesyeshme !

    Përgjigju
  • Mira: 17/09/2021 17:46

    Dihet nga te gjithe qe tigri synonte qe pa qene asgje largimin e Erion Braces dhe te Anila Denajt se i shikonte si pengese te pislliqeve te tij. Njerez afer Ahmetajt e dinin qe endrra e spurdhjakut ishte te vinte duart te rikonstruksioni dhe si e arriti nuk e dime. Kujdes Edo se endrra e tij eshte te beje me ty sic beri Basha me Berishen. Ki kujdes se te duket si budalla, por arritjet e veta po i ben hap pas hapi duke dhe pare majtas e djathtas. Dmth tendera

    Përgjigju
  • Tutu: 17/09/2021 17:46

    Fazlliçi i Edi Rames…

    Përgjigju
  • Burimi: 17/09/2021 17:38

    Ky sekseri ka nisur fushaten neper institucione ne emer te Ahmetajt!

    Përgjigju
  • nenpunsi: 17/09/2021 17:37

    Mos!!!!!! Sekseri Arben Ahmetajt!! Tigri korrupsionit. Edi Rama ka bo gabim me Tigrin zv kryeminister i ka hapur dyret nje merimange qe do shtrije rrjeten ne gjithe sektoret e administrates. Si ka munci te beje Rama nje gabim kaq te modh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD