Nga interesimi i Milanit te Kombëtarja, Broja: Ka ardhur koha për të ndryshuar historinë me Spanjën

Nga interesimi i Milanit te Kombëtarja, Broja: Ka ardhur koha për të ndryshuar historinë me Spanjën

Kundër Spanjës Kombëtarja shqiptare ka 7 humbje në 7 ndeshje, por sipas Armando Brojës, yllit të skuadrës kuqezi, ka ardhur momenti për të ndryshuar historinë.

“Të gjitha ndeshjet ne duam ti fitojmë. Kemi ekip të mirë dhe të fortë. E dimë që kështu është edhe Spanja por ne nuk kemi frikë,”-deklaroi Armando Broja, futbollist i kombëtares.

Bomberi 20-vjeçar mendon se kombëtarja ka shumë kualitete dhe në një të ardhme të afërme do të arrijë kualifikimin në kompeticione të mëdha.

“Duke parë rezultatet dhe eksperiencën që kemi marrë unë them se kemi shanse të mira për t’u kualifikuar në një Europian dhe Botëror. Them se me këtë grup mund ta arrijmë,”-tha Armando Broja, futbollist i kombëtares

Për Brojën përpos skuadrave të Premier League është interesuar së fundmi edhe Milan, që ta bëjë pjesë të skuadrës në merkaton e verës pas sezonit të shkëlqyer te Southampton.

“Tani jam i fokusuar vetëm te Southamtpon. Dua të mbaroj aty një sezon të mirë dhe të jem i fokusuar te vetja. Gjithsesi jam lojtar i Chelsea-s por do të shohim se çfarë ndodh në fund të sezonit,”-u shpreh Armando Broja, futbollist i kombëtares.

Kombëtarja shqiptare ndeshjen miqësore kundër Spanjës e luan të shtunën në fushën e Espanyol, ndërsa tre ditë më pas pret Gjeorgjinë në Elbasan Arena.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu