Eva Buzo ia doli! Bëhet gruaja e parë që përshkon me not kanalin e Otrantos! Nga brigjet e Italisë në Karaburun 92 km për 35 orë e 17 minuta! (VIDEO)

Vlore - Eva Buzo ia doli të bëhet atletja e parë grua që kalon me not kanalin e Otrantos. Shqiptaro-Australiania përfundoi sot në mëngjes sfidën e saj duke përshkuar me not 92 km nga brigjet e Lecces në Itali, në gadishullin e Karaburunit për 35 orë e 17 minuta.

Sfida nisi pasditen e 17 gushtit 2024 nga shkëmbijtë e San Foca, pranë Lecces-s, dhe përfundoi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm 19 gusht kur preku tokën shqiptare në afërsi të kepit të Gjuzës, në një nga gjiret e Karaburunit.

 “Atje është nisur rreth orës 18:30 të darkës, parmbrëmë në darkë (17 gusht 2024) dhe ka mbërritur sot në mëngjes në orën 5 e disa minuta (19 gusht 2024). U nisëm nga San Focca dhe mbërritëm këtu diku midis Gjirit të Gramës dhe Gjirit të Varkave siç e njohim ne" thotë Viktor Koçaj, peshkatari që e shoqëroi Evën gjatë gjithë sfidës së saj. 

Mw pas 36-vjecarja është shoqëruar me gomone nga Karaburuni deri në Vlorë. 

Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare pasi vitin e kaluar (2023)  ndërpreu sfidën në mes për shkak të komplikacioneve por sot e përfundoi rrugëtimin e saj me sukses, duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.

Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 35 orësh. Në momentin e mbërritjes Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. Ndërkohë raportohet se gjendja e saj është shumë e mirë.

“Urime Evës, jam pa fjalë. Eva hyri në historinë e detit në një mënyrë më fisnike duke sakrifikuar veten e saj. Kalimi i kanalit të Otrantos, pas një dështimi të një viti më parë, do të themi e  betonozoi emrin e Evës në një nga shkëmbinjtë e Karaburunit. Unë do të thosha që ta quajmë ‘Shkëmbi i Evës’ atë shkëmb ku Eva kapi për herë të parë kapi tokën shqiptare. Eva ka bërë mbi 50 e ca milje” tregon Sherif Dyrmishaj, peshkatari që e ka shoqëruar gjatë këtij rrugëtimi.

Edhe Viktor Koçaj peshkatari tjetër që shoqëroi udhëtimin e Buzos tregon momentet e bukura dhe të vështira gjatë udhëtimit, prekjen e shkëmbit në Karaburun me dorë deri tek shoqërimin e notares nga Delfinët gjatë rrugëtimit.

Po ashtu edhe shoqëruesja Ebi Spahiu notare dhe shoqëruese e Buzos tregon për gjendjen e saj shëndetësore.

"Asnjë moment nuk është dorëzuar, ritmi i saj që nga fillimi deri në fund ka qenë konstant. Ka pasur problem nga kalcifikimi, psh tani nuk është në gjendje të flasi, për disa ditë derisa të stabilizohet situata, por disa çuna shumë të sjëllshëm nga Vlora na sollën disa akullore edhe ajo sikur e stabilizoi gjendjen e saj. Ka notuar për 92 kilometra për 34 orë",  tha  Spahiu.

Eva është një avokate e zonja në Australi dhe e angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë World Vision dhe Save the Children. Mendimi për të kaluar me not kanalin e Otrantos, i erdhi gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, kur duke parë në Google Maps disa vende të mundshme për të notuar, u ndal në distancën midis Italisë dhe Shqipërisë.

Pas të paharruarit Paolo Pinto, i cili kaloi kanalin e Otrantos më 14 korrik të vitit 1979,  Eva Buzo është e para atlete grua që ia del ta kalojë me not kanalin e Otrantos, 19 gusht 2024.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:15
Kaloi me not kanalin e Otrantos për 35 orë! Ja gjëndja shëndetësore e Eva Buzos në spital

Eva Buzo po merr trajtim në spitalin e Vlorës, pasi përfundoi udhëtimin e saj prej 34 orësh, dhe 92 km nga brigjet e Leces, deri në Gadishullin e Karaburunit.

Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Për shkak të udhëtimit të gjatë Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës dhe fytyrës nga kripa. Pritet që nesër enjtja e gojës nga kripa të ulet

Pasi të qetësohet dhe te nis të flas do të jetë në një konferenc për mediat.

Vetë Kryetai i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha e vizitoi sot Buzon në spital.

Buzo, që jeton në Australi, nuk ia doli në qershor të vitit të kaluar, duke ndërprerë notimin pas 70 kilometrave për shkak të djegies së kandilave të detit, dhe kushteve të vështira atmosferike. Ajo e nisi notimin në orën 18:00 të së shtunës dhe ndryshe nga sfida e parë, Eva Buzo është shoqëruar nga roje bregdetare, por edhe dy mjete te tjera lundruese. 

Ora 13:00
Me not nga Italia në Shqipëri, Rama përgëzon Eva Buzon: Një histori mbresëlënëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar avokaten me orgjinë shqiptare, Eva Buzo, e cila e cila ka shënuar një rekord në not duke përshkruar 92 kilometra nga brigjet e Italisë deri në Vlorë.

Në Facebook, Rama shkruan se guximi i Eva Buzos mbetet një histori mbresëlënëse.

Ajo notoi 35 orë në det, kurse kapiteni që e shoqëronte, pas mbërritjes në Vlorë, tha se Eva është “një përbindësh” , duke nxjerr në pah guximin dhe fuqinë që tregoi në këtë aventurë të guximshme.

“Një histori mbresëlënëse ajo e Eva Buzos, avokatja shqiptare, e cila ka shënuar një rekord në not duke përshkruar 92 km nga brigjet e Italisë deri në Vlorë. Një udhëtim në ujë prej 34 orësh për Evën, e cila sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, u rikthye për ta përfunduar këtë vit, me një forcë fizike dhe psikologjike të jashtëzakonshme”, shkroi Rama.

Ora 11:21
92 km në det të Eva Buzos! Shoqëruesit tregojnë rrugëtimin dhe momentet e vështira nga San Focca tek 'Shkëmbi i Evës'! Është një përbindësh

Në udhëtimin e saj prej 35 orësh Eva Buzo është shoqëruar nga Sherif Dyrmishaj dhe Viktor Koçaj të dy peshkatarë të cilët e kanë shoqëruar me varka gjatë gjithë rrugëtimit të saj nga San Focca në Lece të Italisë. Gjithashtu krah saj ka qendruar edhe notarja Ebi Spahiu.

Të tre protagonistët tregojnë 92 km në det të Eva Buzos

Kapiteni Viktor Koçaj:  “E shoqërova nga këtu në Lecce dhe nga Lecce përsëri u kthyem në ‘Gjirin e Dafinës’ nga mbrapa. Atje është nisur rreth orës 18:30 të darkës, parmbrëmë (17 gusht 2024) dhe ka mbërritur sot në mëngjes në orën 5 e disa minuta (19 gusht) .

U nisëm nga San Focca dhe mbërritëm këtu diku midis Gjirit të Gramës dhe Gjirit të Varkave siç e njohim ne.

Nuk ka shafqur asnjë lloj problemi, përveç lodhjeve fizike të saj që ishin në momentin e rrymave. Ajo është një ‘përbindësh’. E ndoqa në çdo minutë të saj. Kishte momente që nuk fliste, por ne përdorëm një tabelë me shkrim për të kuptuar se çfarë ajo donte, apo çfarë ajo duhet të bënte me një tabelë me shkrim”

Peshkatari Sherif Dyrmishaj: Urime Evës, jam pa fjalë. Eva hyri në historinë e detit në një mënyrë më fisnike duke sakrifikuar veten e saj. Kalimi i kanalit të Otrantos, pas një dështimi të një viti më parë, do të themi e  betonozoi emrin e Evës në një nga shkëmbinjtë e Karaburunit . Unë do të thosha që ta quanim ‘Shkëmbi i Evës’ atë shkëmb ku Eva kapi për herë të parë kapi tokën shqiptare. Duke parë trajektoren Eva ka bërë mbi 50 e ca milje! Forca Eva!”

Ebi Spahiu: Asgjë nuk është e pamundur!  Çdo gjë është e mundur kur ka vullnet dhe dashuri për detin, për sportin. Ka qenë një rrugëtim i vështirë. Eva ka treguar një forcë të brendshme si psikologjike dhe fizike, pasi ka ndaluar shumë pak për të ushqyer dhe për të pirë ujë, pra ushqimet që ne i kishim parapërgatitur për të. Asnjë moment nuk është dorëzuar. Në asnjë pikë të rrugëtimit nuk ka thënë u lodha, nuk dua ta bëj. Ritmi i saj që nga fillimi deri në fund ka qenë konstant. Ka pasur problem nga kalcifikimi, psh tani nuk është në gjendje të flasi, për disa ditë derisa të stabilizohet situata. Por disa çuna shumë të sjëllshëm nga Vlora na sollën disa akullore edhe ajo sikur e stabilizoi gjendjen e saj. Ka notuar 92 kilometra për 34 orë. Nga Roca e Italisë deri tek Kepi i Gjuzës"

Ora 10:25
Bravo! Ia doli! Momenti emocionues kur Eva Buzo mbërrin në orët e para të mëngjesit në Karaburun

Rreth orës 18:00, të 17 gushtit 2024, Eva ka nisur sfidën e lënë në mes vitin e kaluar për të përshkuar me not nga Lece deri në Vlorë.

Shqiptarja.com dhe Report tv sjell videon e momentit kur kalon kanalin e Otrantos. Eva Buzo ka mbërritur në afërsi të kepit të Gjuzës.
Ajo ka mbërritur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, 19 gusht.

Bravo! Bravo! Dëgjohet ekipi teksa i jep kurajo Evës të vijojë dhe metrat e fundit me not.

Madje njëri thotë se do të quhet ‘Shkëmbi i Evës’ ai që avokatja sportistja me origjinë shqiptare preku për herë të parë duke ia arritur të realizojë objektivin e saj, të kalonte me not kanalin e Otrantos.

Xh.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • marko: 19/08/2024 15:54

    Po kujti I plasi Erion Brace. VK kujt I hy be pune kjo debile e lagu se lagu .C’fare ndryshon ne jeten e njerzve? Pjes e shperlarjes se trurirt

    Përgjigju
  • Lol: 19/08/2024 13:45

    Mund te shkosh me not dhe nuk quhesh klandestin?

    Përgjigju
  • Po mër po: 19/08/2024 13:41

    Të gjithë e kanë kaluar me not, por si kjo nuk kan bo

    Përgjigju
  • Agim: 19/08/2024 11:02

    Nese eshte e vertete bravo! Nje pyetje kam une. Si mund te notosh ne mes te detit? Seshte rreziku te te hane peshkaqenet?

    Përgjigju
    • Lexues: 19/08/2024 11:59

      Po ku qenkan gjithe keta peshkaqene te uritur ne Mesdhe o Agim? Eshte kaluar la Manche me not, edhe nuk eshte ngrene njeri nga peshkaqenet.

  • Lezha: 19/08/2024 09:30

    Bravo, ne parazitet lahemi deri te qafa

    Përgjigju
  • Durresi: 19/08/2024 08:13

    Bravo,respekte pa masë !

    Përgjigju
    • sos: 19/08/2024 09:21

      cfar mashtruse

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025