Nga Juve te Milan, COVID-19 shton mungesat! Te ‘djalli’ konfirmohen dy raste pak orë para ndeshjes

Nga Juve te Milan, COVID-19 shton mungesat! Te ‘djalli’ konfirmohen dy raste pak orë para ndeshjes

Supersfidës së javës së 16 të Seria A mes Milanit dhe Juventusit i janë shtuar edhe dy mungesa të tjera për shkak të koronavirusit.

Këtë herë të prekurit janë nga klubi i Milanit që ka konfirmuar se Ante Rebic dhe mesfushori Krunic nuk janë të disponueshëm. Ndërkohë te ‘djalli’ do të mungojë edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili nuk ka mundur të rikuperohet nga dëmtimi.

Ndërkohë deri pak orë më parë pati frikë se ndeshja nuk do të zhvillohej pasi dyshohej për një vatër infeksioni te Juventusi. Bardhezinjtë kishin të konfirmuar Alex Sandro-n dhe Cuadradon dhe në rast se një futbollist tjetër do të rezultonte pozitiv autoritet shëndetësore torineze nuk do ta lejonin skuadrën të nisej drejt Milanos.

Fatmirësisht rezultatet e tamponëve në mëngjes rezultuan të gjitha negativë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë