Në Vlorë ka nisur prishja e ndërtimeve pa leje mbi kanalin e ujërave të larta, në një aksion që synon të zgjidhë një nga problemet më të vjetra të qytetit: përmbytjet.
Pamjet nga ndërhyrja i ka publikuar kryeministri Edi Rama, i cili ka vlerësuar nismën e ndërmarrë nga kryebashkiakja Brunilda Mersini.
Sipas Ramës, ky projekt do të transformojë zonën nga një kanal i ngushtuar dhe i ndotur, që shpesh është bërë shkak për përmbytje, në një hapësirë të gjelbër për qytetin.
“Kanali i ujërave të larta, në Bashkinë e Vlorës, do të kthehet nga një arterie e ngushtuar dhe e ndotur, që nxiste përmbytjen e qytetit, në një korridor të gjelbër. Një nisëm e bukur e kryetares së bashkisë, që e ka nisur me hapat e duhur mandatin e saj”, shprehet Rama.
Aksioni pritet të vijojë me intensitet në ditët në vijim, me fokus heqjen e të gjitha ndërtimeve pa leje që pengojnë rrjedhën normale të ujërave.
Qëllimi sipas autoriteteve është shmangia e përmbytjeve që janë përsëritur sidomos gjatë dimrit dhe përmirësimi i infrastrukturës urbane në qytetin bregdetar.
-
KY ISHTE AI RASTI NE VLORE SHTEPI MBI NJE KANAL.....ATY DUHEJ TI KISHIT VENE DINAMITIN ME GJITHE NJEREZ BRENDA......
Përgjigju -
Nje hap i vonuar por i duhur. Kanali i ujrave te larta,nese cenohet jo vetem duhet te reabilitohet,per te shmangur permbytjet,por cenimi i tij nga cdi individ duhet te ndeshkohet rende. Ta ndeshkojme psikollogjine e shume viteve kur individi per interesa personale prish vepra publike te domosdoshme per kullimin dhe pushteti mbyllte syte para ketyre veprimeve.
Përgjigju -
A pika qe du bie .Kanalet mbulohen dhe pastrohen nga brenda .Gjithe Parisi eshte mbi kanale por askush nuk zbulon kanalet .I keni kthyer ne gropa septike ku derdhen ujerat e zeza dhe ne vend qe te disiplinoni derdhjet e ujerave dhe ti mbyllni kanalet e ti pastroni nga brenda tyre ,dini vetem nje avaz i zbuloni duke perhapur infeksione ajer te ndotur e duke ndotur ambjentin .
Përgjigju










Komente
Komento