13 vite pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare dhe krijimit të qeverisë së parë të shtetit shqiptar nga Ismail Qemal Bej Vlora, në 26 maj të 1925 filloi të krijohej struktura e parë e institucionit më të lartë Auditimit Publik në Shqipëri, sot nën emrin Kontrolli i Lartë Shtetëror.
Nga ligji kanunor, tek gjykata e llogarive prej fillimit qëllimi kryesor i këtij institucioni është kontrolli i shpenzimeve të qeverive për llogari të shtetit dhe paraqitja e vlerësimit, për rregullat e ligjshmërinë në Kuvend për një mirëmenaxhim të funksionimit të financave publike. Që nga ajo kohë e deri më sot në varësi të rrethanave historike dhe regjimit politik të kohës ky institucion ka pësuar ndryshime në formën e funksionimit të vet që nga objekti, vartësia dhe kompetencat për kontrollin e përgjithshëm të shtetit.
Nga viti 1925 institucioni i Kontrollit tё shtetit shqiptar ka ndryshuar 6 herё tipologjinё e emërtimit dhe modelimin e vet nga Këshilli Kontrollues emër të cilin e mbajti deri në gusht të 1946. Në maj të vitit 1959 ky institucion merr një emërtim të ri, Komisioni i Kontrollit tё Shtetit, të cilin e mbajti deri në mars 1966 ndërsa, për disa kohë po në 1959 njihej dhe me emrin Ministria e Kontrollit. Prej vitit 1966 ky organ auditimi, riorganizohet në formën e Inspektimit Shtetëror formë të cilën e ruajti deri më 22 Janar 1987 për shkak të . Në një kohë kur pozita institucionale e këtij organi në këto vite ishte e kufizuar, situata ndryshon me vendosjen e pluralizimit demokratik në Shqipëri pasi në gusht 1992 ky institucion merr atributet e një institucioni të pavarur nga qeveria nën emërtimin Shërbimi i Kontrollit tё Shtetit deri në dhjetor 1997.
Duke filluar me Lac Gerën në rrafsh historik janë mbi 30 liderë qё kanё udhëhequr veprimtarinë e kёtij institucioni tё rёndёsishёm për mirёmenaxhimin dhe administrimin e pasurive, financave dhe fondeve publike.
Me miratimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në tetor 1998 institucioni i auditimit financiar në vend merr emrin Kontrolli i Lartë i Shtetit për ta ruajtur deri më sot kur ky organ drejtohet aktualisht nga Kryetari Arben Shehu, prej më shumë se dy vitesh.
SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Komision hetimor vetëm për çështje konkrete,jeni dakord me propozimin e PS?
-
Po
68.8%
-
Jo
24.5%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 4137
Lajme të tjera
-
Letra për Enverin nga emigranti kosovar, në 1953-in: Që nga dita e ardhjes sime në Shqipëri, nuk kam qenë asnjë ditë i lirë, por vetëm në kampe dhe burgje
30 Nëntor, 08:44
-
'Esencë'/ Ramiz Alia që nuk keni njohur! Pasuesi i Enver Hoxhës në burg, flet ish gardiani i tij
26 Nëntor, 07:28
-
Kisha katolike kërkon ndalimin e simboleve komuniste: Historia të shkruhet korrekte! Xhufi: Heqja e filmave është mohim i identitetit kombëtar! Cukali: Të shoqërohen me sqarime
24 Nëntor, 18:11
-
Historiku i Sigurimit për sekretarin e Faik Konicës: Pas burgut, banoi në një xhami në Tiranë e më pas në Tepelenë! Vdiq në spitalin e Gjirokastrës, ku Komunalja hapi një gropë…
23 Nëntor, 07:30
-
Dëshmia e ambasadorit rus: Enveri më tha se prokurori Bedri Spahiu duhet të kërkojë dënimin me vdekje për Koçi Xoxen dhe burgim të përjetshëm për...
22 Nëntor, 08:17
-
Historiku i Sigurimit të Vlorës, Shkodrës e Gramshit: Pasi e therën me thikë në shtëpi tregtarin Frapi Piçini, me ndihmën e kushëririt tij komunistët vranë Not Qiricin
21 Nëntor, 07:23
-
Dëshmia e B.P., “Prirja”, për ngjarjen në fshatin Gjorëm: Kur Frano Mirin dhe Zef Përvukën i zuri gjumi, unë dhe L. M., shtimë dhe i lamë të vrarë
19 Nëntor, 08:33
-
‘Shoqja ime e ngushtë më pati treguar, edhe pse e kishte kushëri, Enver Hoxha i kishte kërkuar të martohej me të’, rrëfimi i rrallë ish-nxënëses së ‘Nana Mbretneshë’
18 Nëntor, 07:33
-
Dokumentet e Sigurimit, për Kolonjën dhe Lezhën: Para se të arratisej me 900 bagëti, Foto thirri për darkë, sekretarin e Komitetit të Partisë dhe…
17 Nëntor, 07:33
-
Dokumentet e panjohura të Sigurimit: Kur Pjetër Arbnori dhe Z.K. do të shkonin në Tiranë në mbledhjen e grupit, si përfaqësues të Durrësit, agjenti ‘Vullnetari’...
16 Nëntor, 07:34
-
Refleksionet e ish-ambasadorit italian: Me qëllim për të ndërprerë trashëgiminë e Enver Hoxhës, menjëherë pas vdekjes së tij, do t’i bëhej thirrje Moskës, për ndihmë…
15 Nëntor, 07:43
-
Mbledhja e Byrosë/ Enver Hoxha: Fiqreti të mbetet vetëm kandidate e Komitetit Qendror se ka bërë gabime! Nexhmija të hiqet, se ka disa të meta, unë e njoh mirë se e kam në shtëpi
13 Nëntor, 07:25