Paketat e turizmit kulturor të kësaj jave, të cilat Agjencia Kombëtare e Turizmit ju fton t'i ndiqni përmes aplikacionit TEA, udhëtojnë nga sheshet e kryeqytetit apo qyteteve të mëdha drejt qendrave të Orikumit dhe liqenit të Belshit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Kryeministri Edi Rama ndau sot ndau një informacion të përmbledhur nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, ndërsa ftoi qytetarët që të ndjekin aplikacionin TEA, për t’u informuar mbi paketat e turizmit kulturor përgjatë kësaj jave në Shqipëri.
Rama solli në vëmendje se një mbrëmje muzikore elektrizuese pritet të gjallërojë qytetin e Tiranës, ku muzikanti legjendar kuban Eliades Ochoa dhe këngëtari botëror latino – amerikan Ricky Martin do të performojnë në 20 korrik për të gjithë ata që duan të përjetojnë emocione të jashtëzakonshme në këto festivale të përmasave ndërkombëtare.
“Mes letërsisë, folklorit, trashëgimisë kulturore, cirkut e teatrit të kukullave, aplikacioni TEA do të bëhet guida juaj drejt Shkodrës, Durrësit e Vlorës, në këto ditë të nxehta vere”, u shpreh ai.
Kryeministri ftoi qytetarët që të shkarkojnë aplikacionin TEA për të qëndruar të përditësuar me atë që ndodh kudo nëpër Shqipëri.
Nga data 17 në 20 korrik në amfiteatrin e Tiranës do të organizohet “International Folk Festival”.
“Hemingëay Jazz Fest” është një tjetër aktiviteti që do të organizohet nga 19-21 korrik në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.
TEA është një risi teknologjike për turizmin shqiptar. Një kalendar digjital, i cili ofrohet përmes një aplikacioni miqësor për çdo përdorues brenda Shqipërisë dhe anembanë botës duke ju dhënë mundësinë që për të parën herë të krijoni paketa të turizmit kulturor dhe të udhëtoni nëpër kulturën, trashëgiminë, artet, sportet dhe kulinarinë e pasur të Shqipërisë.
M.T/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
15.4%
-
Jo
77%
-
Jam i/e dyzuar
7.6%
Vota total: 2345
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Kryeministri Rama shfaqet i nervozuar në Vlorë, shenja me duar teksa diskuton me përfaqësues të PS
16 Mars, 17:11
-
‘Neni Basha s’është i keq’, Kopliku: 22 marsi duhet të jetë pikë kthese! Avokati: Berisha hoqi Salianjin, oksigjenin e PD
16 Mars, 14:01
-
Punimet në hyrje të Shkodrës vazhdojnë, Rama: Përmirësojmë infrastrukturën dhe sigurinë në qarkullim
16 Mars, 13:59
-
“Argumentet e SPAK absurde”, mbrojtja e Veliajt kundërshtime në Kushtetuese: Prokuroria thotë se të qenit kryebashkiak është arsye për paraburgim
16 Mars, 13:58
-
Akuza qeverisë për fryrje të administratës, Tabaku: Shteti rritet, Shqipëria po zbrazet!
16 Mars, 13:43
-
Pas fundjavës në Dhërmi, Rama ndalet në Vlorë! Takim me deputetët e qarkut dhe drejtues të bashkisë, në fokus projekte për qytetin
16 Mars, 11:15
-
Tiranë/ 21-vjeçarja denoncon në polici punëdhënësin: Më detyroi të kryeja marrëdhënie seksuale pa dëshirën time! Arrestohet 48-vjeçari
16 Mars, 11:08
-
PS nuk lejoi arrestimin e Ballukut, Berisha: Për të mbrojtur vjedhjet e tij, Rama i mbylli Shqipërisë derën e BE-së
16 Mars, 11:06
-
Tiranë/ Tritol automjetit të 36-vjeçarit, e porositi vrasësi me pagesë nga burgu i Fushë-Krujës! Shkak prishja e pazareve të drogës, 7 në pranga (EMRAT + VIDEO)
16 Mars, 09:19
-
Renditja/ Dinamo 'pa busull', Teuta 'e thyen' 0-1 në Tiranë! Vllaznia dhe AF Elbasani me pikë të barabarta në krye
16 Mars, 08:48
-
‘Infermierë për Shqipërinë’, punësohen 226 teknikë të shkencave mjekësore
16 Mars, 08:10
-
Superliga/ Vora dhe Partizani barazojnë 2-2, 'Demat' shënuan në limite dhe me një lojtar më pak
15 Mars, 17:10