Zaloshnja: Sa minoritarë grekë banojnë aktualisht në Shqipëri?

Zaloshnja: Sa minoritarë grekë banojnë aktualisht në Shqipëri?

Foto ilustruese

Qysh kur ka filluar regjistrimi i popullsisë në shtetin e pavarur shqiptar, numri i banorëve të minoritetit grek ka qenë gjithnjë një çështje e nxehtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo e fundit, para çdo regjistrimi popullsie (Censusi) këtu, ka bërë thirrje dhe fushatë për inkurajimin e banorëve të shprehin përkatësinë etnike greke, dhe më pas, ka bërë kontestime për shifrat zyrtare të publikuara nga shteti shqiptar.

Edhe regjistrimi aktual i popullsisë (Censusi) nuk përbën përjashtim, sidomos tani që po përkon me “pataten e nxehtë” Beleri. Meqë vetëdeklarimi i etnisë ka karakter identitar dhe jo material (si fjala vjen, metrat katrorë të banesës), ekziston mundësia e vetëdeklarimit të rremë të etnisë nga disa shqiptarë që kanë përfituar pensione apo karta identiteti nga shteti grek. Nga ana tjetër, ekziston mundësia që Greqia të pretendojë se INSTAT-i e ka ulur artificialisht përqindjen e minoritarëve grekë me banim në Shqipëri, në qoftë se kjo del e ulët.

Rezultatet e Censusit që po zhvillohet do të publikohen në qershor 2024. Deri atëherë, unë po publikoj këtu një ekstrapolim të përafërt të përbërjes etnike të banorëve të rritur të Shqipërisë (18-vjeç e sipër), bazuar në një vrojtim rigoroz statistikor të zhvilluar vjet në shtator. Vrojtimi u krye në të 61 bashkitë e vendit, me një kampion prej 1124 banorësh të rritur, që përfaqësonin popullsinë banuese shqiptare gjeografikisht dhe demografikisht. Vrojtimi u financua nga fondacioni amerikan National Endowment for Democracy (NED) në kuadër të Barometrit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor 2022 (https://csdgalbania.org/sq/institucioneve-te-sigurise-drejtesise-ceshtjeve-te-korrupsionit/ )

Meqënëse të anketuarit në vrojtimin e mësipërm janë përgjigjur anonimisht dhe nuk kanë patur ndonjë stimul të bëjnë vetëdeklarim të rremë gjatë anketimit, rezultatet e vjetshme mund të jenë një pikë e përafërt referimi për përbërjen etnike të banorëve të rritur të Shqipërisë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Epiroti: 21/09/2023 17:39

    Filluan komentet pa filluar akoma. Se cfar ndjen dikush ne shtepine e tij, nuk ka nevoje per sondazhet e atyre qe nuk u dihet origjina. Pse keni frike nga deklarimet?

    Përgjigju
  • Endri: 20/09/2023 17:28

    As aq nuk jane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Çelen Javët Kulturore Ndërkombëtare, Gonxhja: Për 7 muaj me radhë me qindra aktivitete

Çelen Javët Kulturore Ndërkombëtare, Gonxhja: Për 7 muaj me radhë me qindra aktivitete