Nga kreu i SHISH, i KLSH tek guvernatori i BSH, funksionarët e rinj në kompetencë të SPAK-ut

Nga kreu i SHISH, i KLSH tek guvernatori i BSH, funksionarët e rinj në kompetencë të SPAK-ut

Kushtetuta e ndryshuar në korrik të 2016, në nenin 135 pika 2, nuk i përcakton në mënyrë shteruese kategoritë e funksionarëve dhe ish-funksionarëve të lartë shtetëror, të cilët janë në kompetencë dhe shënjestër të Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe Gjykata Speciale. Në Kushtetutë theksohet se SPAK-u dhe Gjykatat Speciale do të hetojnë dhe gjykojnë edhe drejtuesit e institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë, për çdo vepër të mundshme penale. Po çfarë nënkupton Kushtetuta me “Drejtues të institucioneve shtetërore qendrore ose të pavarura”, akuzat penale ndaj të cilëve do të jenë në kompetencë të SPAK-ut sikurse akuzat ndaj presidentit, kryeministrit, ministrave, kryebashkiakëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të nivelit të lartë etj?

Duke iu referuar këtij parashikimi, në kompetencë të SPAK-ut dhe Gjykatave Speciale do të jenë hetimit dhe gjykimi i çdo akuze penale të mundshme ndaj drejtorit dhe ish-drejtorëve të Policisë së Shtetit, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura si dhe shefave të mëparshëm të Shtabit të FA, Inspektorit aktual dhe ish-inspektorëve të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, guvernatorit aktual dhe ish-guvernatorëve të Bankës Qendrore të Shqipërisë, kryetarit dhe ish-kryetarëve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryetarit dhe ish-kryetarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror si dhe drejtorëve të mëparshëm të SHISH.

Gjithashtu në kompetencë të SPAK-ut dhe Gjykatave Speciale është hetimi dhe gjykimi i çdo vepre të mundshme penale të kryer nga Presidenti i Republikës dhe ish-presidentët, nga kryetari i Kuvendit dhe ish-kryetarët e Kuvendit, nga kryeministri dhe ish-kryeministrat, nga ministrat dhe ish-ministrat, nga gjyqtarët dhe ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, nga kryeprokurori dhe ish-kryeprokurorët, nga deputetët dhe ish-deputetët, nga kryebashkiakët dhe ish-kryebashkiakët, nga zëvendësministrat dhe zëvendësministrat, nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pushtetarët dhe ish-pushtetarët e sipërpërmendur mund të merren nën hetim për të çdo vepër të dyshuar penale, e kryer në çdo kohë, por me kusht që të mos jetë parashkruar, në bazë të parashikimeve të legjislacionit penal.

Funksionarët objekt i SPAK-ut

1.             Presidenti i Republikës, ish-presidentët

2.             Kryetari i Kuvendi, ish-kryetarët e Kuvendit

3.             Kryeministri, ish-kryeministrat

4.             Ministrat, ish-ministrat

5.             Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese

6.             Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, ish-gjyqtarët e Gjykatës së Lartë

7.             Prokurori i Përgjithshëm, ish-kryeprokurorët

8.             Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

9.             Kryetarit të Bashkisë, ish-kryebashkiakët

10.          Deputetët, ish-deputetët

11.          Zëvendësministrat, ish-zëvendësministrat

12.          Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor

13.          Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

14.          Drejtori dhe ish-drejtorët e Policisë së Shtetit

15.          Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura si dhe shefat e Shtabit

16.          Kreu i ILDKPKI, ish-krerët e ILDKPKI

17.          Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ish-guvernatorët

18.          Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ish-krerët e KLSH

19.          Kreu i KQZ, ish-krerët e KQZ

20.          Drejtori i SHISH, ish-drejtorët e SHISH.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mira: 08/01/2020 21:13

    Me vjen mire qe paskan futur edhe kete hajdutin e IKDLP se shume i piset eshte dhe e kane provuar shume njerez hajduterine e tij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin