Nga kreu i Kushtetueses në 'gardiane' e të drejtave të njeriut, Vitore Tusha mes 14 kandidaturave për Avokatin e Popullit! Rinis nga zero procesi

Zgjedhja e Avokatit të Popullit u kthye në një mollë sherri mes opozitës dhe maxhorancës në përfundim të sesionit të kaluar parlamentar në dhjetor, teksa palët nuk gjetën dot dakordësinë për kandidatët e propozuar, duke e duke e çuar procesin sërish në pikën zero… Sipas rregullores së Kuvendit, gara u rihap dhe tashmë është përmbyllur edhe faza e parë e këtij raundi të dytë. Janë 14 emrat që kanë aplikuar për të qenë drejtues në këtë institucion të rëndësishëm kushtetues.

Ndër emrat që kanë aplikuar vihen re edhe emra shumë të njohur në sistemin e drejtësisë. Ai i Vitore Tushës  dallon mbi të tjerët. Ish kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, e larguar pas një mandati shumë të tejzagjtur vetëm pak javë më parë, mund të bëhet gardiania e të drejtave të njeriut në vend.

Ndër kandidatët bën përshtypje gjithashtu edhe emri i Lefterije Luzit, ish drejtuese në KQZ, ish ministrit Ilir Rusmajli, apo ish këshilltarit të Presidentit Meta Bledar Dervishaj. Në listë mungon emri i Ledio Brahos i cili ishte kandidati kryesor i opozitës në raundin e parë. Ndërkohë që ndryshe nga herën e kaluar Avokatja aktuale e Popullit, Erinda Ballanca nuk kandidon. Ballancës i ka përfunduar mandati që në qershorin e vitit të kaluar. 

14 personat që kanë aplikuar: Alket Jaupi, Bledar Dervishaj, Besim Ndërgjoni, Drita Avduli, Dardan Mustafa, Erald Aga, Endri Papajorgji, Edison Frangu, Robert Gajda, Lefterie Luzi, Sokol Hazizaj, Tartar Bazaj, Ilir Rusmali dhe Vitore Tusha.

Si zgjidhet Avokati i Popullit
Lista e kandidatëve do t’i dorëzohet komisionit Parlamentar të Ligjeve për të verifikuar përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore. Komisioni do të kryejë seanca dëgjimore për çdo kandidat, ku do u bëhet vlerësimi për përmbushjen e kritereve kushtetuese. Më pas, kandidaturat e përzgjedhura i paraqiten Kuvendit me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë. Zgjedhja e avokatit të ri të popullit kërkon 84 vota dhe ka një mandat 5 vjeçar.

Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit
Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte:
a): të jetë shtetas shqiptar.
b): të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;
c): të shquhet për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale;
ç): të mos jetë dënuar penalisht
d): të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/02/2023 01:14

    Mund te kishte dhe me keq.Ne gjykaten e larte amerikane nuk ka limit kohe,ose vdes ne detyre,ose dorehiqesh vete kur do.Imagjinoni sikur ne Shqiperi te ndiqej e njejta praktike.

    Përgjigju
  • mjerim: 22/02/2023 08:38

    nje mortje qe s'ju ha ju me gjithe vitore idioten...po mire mo deri sa te vdesin ne karrike do i mbani?! Mbaruan te studiuarit ne kete vend ?!

    Përgjigju
    • Hekuran: 22/02/2023 10:38

      Ka 5 vjet qe ka mbush moshen e pensionit Fitorja. Mjerim i madh

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari