Nga Kumanova tek kriza
greke, ka të drejtë Shqipëria?

Nga Kumanova tek kriza<br />greke, ka të drejtë Shqipëria?
TIRANE- Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, deklaroi dje se sulmet e fundit “terroriste” në rajon, siç i ka quajtur ai ngjarjet në Maqedoni, tregojnë që ideatorët e Shqipërisë së Madhe nuk po rrinë duar kryq. "Sulmet terroriste, si dhe provokimet e paramenduara me rastin e ardhjes së delegacionit nga Tirana në Beograd, janë sinjal se i gjithë rajoni është në rrezik. Këtij problemi duhet t’i kundërvihen të gjitha vendet që kanë numër të konsiderueshëm shqiptarësh”, tha Nikoliç për agjencinë ANSA.

Kryeministri serb po bëhet gati për vizitën e parë historike të këtij niveli në Shqipëri. Në kushtet kur kreu i shtetit të tij prononcohet në këtë mënyrë, sa shpresa ka që vizita të ketë sukses?
 
Nikoliç ka shkuar edhe më tej se kaq. Ndër të tjera, ai tha edhe se "pala shqiptare, nga ana e vet, nuk e ka bërë as shenjën më të vogël të vullnetit të mirë”. Duke ftuar “zyrtarët evropianë të bëjnë përpjekje shtesë që shqiptarët të zbatojnë atë që kanë nënshkruar dhe që të normalizohet jeta e të gjithë qytetarëve që jetojnë në krahinë (Kosovë), pa marrë parasysh përkatësinë e tyre. Përndryshe, jeta e serbëve në Krahinë është jashtëzakonisht e vështirë dhe e komplikuar, atje për ta barazia dhe jeta në liri është larg realitetit". Një gjuhë e tillë, e destinuar më tepër për konsum të brendshëm, nuk le shumë hapësira për diplomacinë, që përpiqet të bëjë Vuçiç në Tiranë.
 
Për çfarë vjen Vuçiç në Shqipëri?
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë