Nga Lazarati 60 kg marijuanë me
çantë shpine, 18 vjeçarët në kërkim

Nga Lazarati 60 kg marijuanë me <br />çantë shpine, 18 vjeçarët në kërkim
GJIROKASTER - Dy të rinj të moshës 18 vjeçare janë parë teksa po transportonin me çantë shpine 60 kg lëndë narkotike marijuanë.

Drogën e blerë në Lazarat dy të rinjtë po transportonin me krah çantën e madhe të shpinës nëpërmjet kodrave përballë fshatit Hormovë me qëllim shmangien e postobllokut të policisë në Ujin e Ftohtë.

Sa kanë parë që po i ndiqte policia kanë hedhur çantën e janë larguar me vrap në drejtim të pyllit.

Në çantë u gjetën 40 pako me peshë 1.5 kg secila gjithësej rreth 60 kg. Policia e Gjirokastrës informon se drogën e kishin blerë në Lazarat nga një shtetas tjetër nga Tepelena i cili e ka transportuar me automjet. Policia thotë se dy të rinjt e shpallur në kërkim janë dy 18 vjeçarët me inicialet I.M, e D.A, nga Hormova.

DROGA

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'