Nga Lazarati i rrethuar vazhdon
të dalë drogë,grekët kapin 324kg

Nga Lazarati i rrethuar vazhdon <br />të dalë drogë,grekët kapin 324kg
GJIROKASTER - Droga sërish rrjedh nga Lazarati ndonëse ky i fundit qëndron i izoluar nga forcat e shumta të Policisë së Gjirokastrës, forcave DELTA dhe FNSH-së së Fierit. Sasia më e fundit, është ajo e 324 kg marijuanë nga Lazarati, të kapur nga forcat greke të kufirit, në thellësi të territorit helen.

Dy të rinj, njëri prej të cilëve nga Lazarati, janë arrestuar në një aksion të befasishëm policor të ndërmarrë nga Policia e Epirit, në bashkëpunim me forcat kufitare greke. Dy trafikantë janë arrestuar nga policët grekë: Aurel K. nga Mallakastra në afërsi të kufirit shqiptaro-grek dhe një tjetër nga Lazarati me emrin Bejo M., në afërsi të Aeroportit të Janinës teksa priste marijuanën për ta transportuar më pas me rrugë ajrore drejt Athinës për t’a shitur në klubet e natës.

Sasia e marijuanës është gjetur midis kufirit të Gjirokastrës dhe Janinës në vendin e quajtur Kuklius ku policia greke ndaloi një automjet që drejtohej nga 27-vjeçari nga Mallakastra Aurel K.. Në brendësi të mjetit, Policia greke, ka gjetur 141 pako me 152 kg marijuanë. Nga hetimet paraprake u zbulua se droga e kapur ishte tërhequr nga territori shqiptar, në një zonë të pyllëzuar pranë kufirit të dy vendeve ku qëndronte e fshehur në një zonë me shkurre.

Policia greke ka shkuar në këtë të fundit ku arriti të gjente edhe një tjetër sasi marijuane prej 99 pakosh me peshë 174 kg që i ishte shkëputur sasisë së drogës së gjetur në bordin e mjetit të drejtuar nga Aurel K. Nga dëshmitë paraprake të të arrestuarit mallakastriot, u zbulua se bashkëpunëtor në këtë trafik, ka qenë një 26-vjeçar lazaratas me emrin Bejo M. i cili u kap pranë Aeroportit të Janinës.

Mendohet se lazaratasi, kishte siguruar transportin e marijuanës të ardhur nga fshati i tij një ditë më parë, përmes rrugës ajrore e më pas, shitjen e saj në klubet e natës në Athinë. Në momentin e arrestimit të lazaratasit, i’u gjetën në mjetin e tij Mercedez-Benz me targa të Gjirokastrës, 3100 euro.

Kapjen e sasisë narkotike nga Policia Greke, e ka konfirmuar edhe vetë Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës.

(pn/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ De Paul nderon Simeonen, Atl. Madrid fiton 1-0 kundër Celta Vigos dhe 'blindon' zonën Champions

VIDEO/ De Paul nderon Simeonen, Atl. Madrid fiton 1-0 kundër Celta Vigos dhe 'blindon' zonën Champions