Nga mali në bregdet, presidenti Ilir Meta relaks edhe në ditët e shtatorit (Foto)

Nga mali në bregdet, presidenti Ilir Meta relaks edhe në ditët e shtatorit (Foto)

Presidenti Ilir Meta me një familje shqiptare në bregdet

Presidentin shqiptar e kemi parë gjatë gjithë verës duke shijuar pushimet e tij së bashku me familjen. Ilir Meta bëri disa ngjitje në Bjeshkët e Jezercës dhe në Rugovë. Mirëpo në këto ditë të ngrohta shtatori Meta ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar disa pushime të tjera.

Ai ka publikuar një foto me një familje shqiptare që jeton në Kanada dhe që për të pushuar ka zgjedhur bregdetin shqiptar dhe u uron të gjithëve një mëngjes të mbarë. “Të dashur miq! Bashkë me Gertin e dy femijët e tij Livia e Uesli që kanë ardhur nga Ontario (Kanada) për pushime, ju urojmë një ditë të mbarë,”- shkruan Kreu i Shtetit në Facebook.

Postim i bërë nga Presidenti Ilir Meta 

Kujtojmë që ditën e premte, Meta refuzoi të komentonte nismën e Lulzim Bahsës për Vetting në politikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK