Nga masakra e serbëve ndaj gjyshërve, te bota e ëndrrave, historia rrënqethëse e yllit kroat që preku shumë zemra

Nga masakra e serbëve ndaj gjyshërve, te bota e ëndrrave, historia rrënqethëse e yllit kroat që preku shumë zemra

Luka Modriç, futbollist i Kroacisë

Në të shkuarën futbollistit Luka Modriç i është dashur të përballet me pasojat e luftës në Ballkan. Në moshën 6 vjeçare, gjyshi i tij u pushkatua dhe që në atë moment nisën vuajtjet e Modriç. Por pavarësisht vështirësive dhe vuajtjeve ai arriti të realizonte ëndrrën e tij dhe sot është një nga futbollistët më të mirë në botë.

Më 8 dhjetor 1991 gjatë luftës në Ballkan, milicia serbe hyri në Modriçi, një fshat i vogël pranë maleve Velebit në Dalmacinë veriore dhe përhapën terror te familjet kroate që nuk ishin arratisur ende. Një nga personat që preku zjarri ishte edhe Luka Modriç, i cili ishte duke drejtuar bagëtinë e tij në një rrugë të braktisur kur u ndal nga serbët, të cilët e dhunuan brutalisht së bashku me 5 banorë të tjerë. Pas vrasjes së gjyshit ai u largua së bashku me prindërit e tij në qytetin e Zadarit në ‘Hotel Iz’. Pavarësisht se ishte gjendje lufte, Luka Modriçit i mjaftoi vetëm një top i shpuar të niste të ëndërronte për të ardhmen e tij.  Kjo është histori e një përralle se si nga fundi mund të prekësh majën, për katër herë fituesin e Ligës së Kampioneve, që me përkushtim dhe vendosmëri ia doli të harronte një tragjedi të tmerrshme.

Luka Modriç flet rrallë për vështirësitë e tij, por kur firmosi me Totenhemin në 2008, komentoi shkurtimisht ngjarjet e fëmijërisë së tij: “Kur nisi lufta, ne u bëmë refugjatë dhe ishte një kohë me të vërtetë e vështirë. Unë isha 6 vjeç. Më kujtohen shumë mirë ngjarjet, por nuk dua që të mendoj për atë kohë. Jetuam në një hotel për shumë vite teksa vuanim financiarisht, por unë e kam dashuruar gjithnjë futbollin. Më kujtohen palestrinat e mia të para, që kishin foton e Ronaldos dhe i dashuroja. Lufta më bëri më të fortë. Ishte një periudhë shumë e vështirë për mua dhe familjen. Nuk dua të zvarritem me të përgjithmonë, por nuk dua as që ta harroj”- ka rrëfyer ai.

Përsa i përket jetës personale të futbollistit ai u martua me Vanja Bosniç, e cila është edhe menaxherja e tij, në vitin 2010 në Zagreb. Ata u takuan për herë të parë në agjencinë sportive të Mamiç, ku ajo punonte. Fëmija i parë i çiftit, djali Ivano, lindi tri javë pas martesës. Që prej atëherë, ata kanë edhe dy vajza, Emën 5-vjeçare dhe Sofian, e cila lindi vitin e shkuar. Bosniç thuhet se ka një ndikim të madh në jetën e tij. Ishte ajo personi që orkestroi transferimin e tij në Madrid (30 milionë paund).

Luka Modriç

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 57-vjeçari i dehur bie në gropën e ashensorit, ndërron jetë në vendngjarje

Tiranë/ 57-vjeçari i dehur bie në gropën e ashensorit, ndërron jetë në vendngjarje