Kush nuk do të donte që me një shëtitje të bërë në SHBA, të takonte të gjithë personazhet e famshëm të Holliwoodit?! Edhe sikur mos t’i pëlqesh fare, gjithmonë ekziston dëshira që të takosh nga afër këta njerëz që kanë mahnitur botën me talentet e tyre, si në aktrim, muzikë, apo çfarëdo tjetër.
Këtë gjë në njëfarë mënyre e ka realizuar këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati. Ajo ndodhet në New York, prej disa ditësh, ku së bashku me një miken e saj kanë vizituar vendet më të bukura. Në disa postime në rrjetet sociale, pamë që Ronela kishte postuar foto me Mbretëreshën Elizabeth, Lady Diana, Johny Deep, Brad Pitt dhe një sërë personazhesh të tjerë të njohur.
Që të kuptohemi, jo me të vërtetit, por me statujat e tyre! Gjithsesi Ronela është parë shumë e emocionuar në rrjetet sociale.