Nga Melania Trump te çifti Obama e Klinton, VIP-at në lamtumirën e fundit për Barbara Bush

Nga Melania Trump te çifti Obama e Klinton, VIP-at në lamtumirën e fundit për Barbara Bush

Janë zhvilluar homazhet për ish- zonjën e parë të Amerikës Barbara Bush ditën e sotme ku kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme si çifti Klinton, çifti Obama por ajo që binte në sy ishte mungesa e Presidentit Trump.

Presidenti Trump ka munguar për shkak të angazhimeve në Shtëpinë ë Bardhë dhe Melania ka marrë pjesë e vetme në ceremoninë mortore të familjes Bush. Mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar këtë veprim të presidentit  si të pahijshëm dhe jo normal.

Gjithashtu, siç duket edhe nga fotot, George Bush, ka qenë njeriu i cili e ka përjetuar më keq humbjen e bashkëshortes. Ai është parë pranë vajzës së tij, Dorothy Bush dhe ish-presidentit, George W.Bush plotësisht i trishtuar për njeriun që s’do e ketë më përkrah. 

Ky i fundit është kujdesur edhe personalisht për babain e tij i cili ndodhej në një karrige invaliditeti. Ndërsa djali tjetër Jeb Bush ishte ai i cili mbajti nekrologjinë në nderim të nënës së tij. Barbara Bush vdiq në moshën 92 vjeçare  pas  përballjes me sëmundjen duke lënë pas bashkëshortin e saj dhe pesë fëmijët e saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana