Vdes Barbara Bush, gruaja dhe mamaja e dy presidentëve të SHBA-ve/ Dedikimi prekës i George për të

Barbara Bush, matriarkja e një dinastie politike republikane dhe Zonja e parë që ngriti kauzën e alfabetizimit, vdiq dje, sikurse ka njoftuar zyra e bashkëshortit të saj.

Barbara ishte 92-vjeçe.

Ajo është gruaja e dytë në historinë e Amerikës që ka patur një bashkëshort dhe një djal President (e para ka qenë Abigail Adams). Barbara Bush konsiderohej si një figurë publike që fliste hapur e cila ishte e pangatërrueshme me flokët e saj të bardha si dhe gjerdanin e vëthet me xhevahirë. Ajo u bë një figurë e rëndësishme politike pasi burri i saj George H.W. Bush, u bë fillimisht zv.president dhe më pas president i SHBA-ve. Pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, ajo qe një zëdhënëse e fuqishme e dy djemve të saj, George W dhe Jeb Bush, të cilët kandiduan për presidentë.

Mama e gjashtë fëmijëve – një prej të cilëve, vajza Robin, e cila vdiq në fëmijëri nga leuçemia – Barbara Bush e rriti familjen e saj në vitet ’50 dhe ’60 ndëmrjet boom-it të pas-luftës në Teksas dhe shkëlqimit të burrit të saj në politikë.

Ajo i qëndroi gjithnjë në krah a tij gjatë thuajse 30 viteve të karrierës politike. Bushi ka qenë fillimisht deputet në Teksas, më pas ambasador në OKB, kryetar i Partisë Republikane, ambasador në Kinë dhe drejtor i CIA-s. Më pas ai u bë zv.president i Ronald Reganit për dy mandate dhe fitoi zgjedhjet për në Shtëpinë e Bardhë më 1988. Ai u largua nga detyra pasi humbi zgjedhjet më 1993, ndaj Bill Clinton.

Djali i saj George W Bush i ka kushtuar disa fjalë mjaft prekëse mamasë, i tronditur nga ndarja e saj nga jeta.

Barbara Bush me të birin George W Bush

'Mamaja ime e shtrenjtë ndërroi jetë në moshën92 vjeçare. Laura, Barbara, Jenna, dhe unë jemi të trishtuar, por shpirtrat tanë janë të lehtësuar pasi ne e dime se kush ishte,' tha presidenti i 43-të i SHBA-ve në një deklaratë të përbahskët të familjes dje.

'Barbara Bush ishte një Zonjë e Parë e mrekullueshme dhe një grua e cila si pakkush solli lehtësim, dashuri dhe shkollim për miliona njerëz”.

“Jam një njeri me fat që Barbara Bush ishte mamaja ime” – e mbylli deklaratën Geogre W Bush.

Barbara Bush ishte sëmurur pak kohë më parë dhe kishte refuzuar që të vazhdonte të merrte mjekime.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK