Nga miniera në treg, 83-vjeçari i palodhur nga Kukësi që 'sfidon' moshën: Me lekët e pensionit nisa biznes, do punoj sa të kem jetë

Tregtarin më të vjetër në qytet e njohin të gjithë.... Është 83-vjeçari Brahim Kovaçi, i cili çdo ditë në orën 7:00 hap tezgën në tregun industrial të Kukësit. Rutine të cilën e ndjek prej 32 vitesh...

“Shes kinkalerina të vogla, shamia, zinxhirë sa me kalu kohën. Mallin me furgona vetë shkoj e marrë në Tiranë. Por nuk po ecën puna, janë larguar njerëzit (blerësit). Shumica e mallit del jashtë përdorimit”.

Më 15 Mars të këtij viti ka bërë 83 vjec dhe plot 32 vite punë në tregun industrial të Kukësit, ndërsa në kohën e dikaturës ka punuar në komunale dhe në minierë. Në fillim të viteve ’90 me lekët e pensionit vendosi t’i futet tregtisë.

 “E kam hapur vetë me lekët e pensionit.7 mijë lekë që kisha atëherë. Në fillim kishte punë në kohën e Kosovarëve.Tani vetëm kot dalim. Punë nuk ka. Unë jetoj në katund. Jetoj në Bregë-Lumë dhe në orën shtatë vij këtu. Jam pensionist  invalid. Pensioni shumë I vogël për ne dhe nuk del gjë. Me ndihmu familjen.Tu rritë fëmijët e fëmijëve. Unë I rrita 9 fëmijët e mi. Secili ka shkuar në punë të vet. Unë rri më njërin dhe me plakën, e cila merr 100 mijë lekë pension që as për ilaçe nuk i dalin. Unë i marrë 300 mijë lekë pension. Punoj për të ndihmuar sadopak pensionin, se të ardhurat janë të pakta”.- u shpreh ai. 

Brahim Kovaçi kujton vështirësitë e minierës, ku ishte i detyruar të punonte për të rritur 9 fëmijët.

“Shkova punova 13 vjet e gjysëm armator. U aksidentova. Shpëtova. Dorën e kam sakat. Ma ka prerë blloku. Kam punuar në minierën e bakrit në Gjegjan.Puna shumë e vështirë. Dilnim krej zi nga miniera. Vetëm dhëmbët e bardhë dukeshin.Laheshim me milva që ishte si krypë të rrjepte trupin kur u lanim. Por  jetëgjati nuk bohet jetëshkurtër. Rrita fëmijët”.

Sot gjysh me nipër e mbesa në një familje të madhe, Brahim Kovaçi nuk ka pushuar për asnjë ditë të jetës së tij dhe do të vazhdojë të sfidojë moshën.

“Sa të më ecin këmbët do të punoj. Jam lut zotit për me ec..

“Ndërsa rinia duhet të punojë këtu. Se vendi yt nuk bëhet vendi huaj”.- përfundoi ai. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia