Nga modeli i kullave, shtimi i dhomave teke në pediatri deri te pavionet për pacientët obezë hyjnë në fuqi normat e reja për projektimin e spitaleve private dhe publike

Nga modeli i kullave, shtimi i dhomave teke në pediatri deri te pavionet për pacientët obezë hyjnë në fuqi normat e reja për projektimin e spitaleve private dhe publike

Zhvillimi i projekteve të reja për ngritjen e spitaleve private apo publike do t’u nënshtrohet normave të reja të projektimit.

Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi “Për miratimin e normave të projektimit të spitaleve dhe klinikave mjekësore”.

Me hyrjen në fuqi të vendimit pas botimit në Fletoren Zyrtare normat e reja janë të detyrueshme për projektimin e spitaleve dhe klinikave mjekësore publike apo private, që do të ndërtohen apo do të rikonstruktohen. Për zbatimin e tyre do të ngarkohen institucionet shtetërore dhe subjektet private të përfshira në procesin e projektimit, të miratimit të lejeve të ndërtimit, të oponencës e të inspektimit të spitaleve dhe klinikave mjekësore.

“Dokumenti përmban detyrimet dhe rekomandimet për projektimin e tipologjive të  objekteve spitalore, për ndërtimet e reja dhe për ato që i nënshtrohen rikonstruksionit total. Brendia e materialit, paraqet përkufizime teknike e koncepte të përgjithshme rreth strukturës spitalore në tërësi, si dhe tipologjive kryesore të saj. Ky dokument sanksionon normat minimale të lejuara lidhur me aspektet arkitektonike-hapësinore, si dhe me ato inxhinierike-infrastrukturore. Gjithashtu ky dokument ofron shpjegime të nevojshme për aspektet e funksionimit të objektit spitalor”, citohet në vendim.

Për sa i përket tipologjisë së ndërtimit të spitaleve në dokument paraqiten 4 lloje modelesh. Modeli me platformë dhe kullë, që rezulton në hapësira më kompakte dhe në reduktimin e rrugëve apo shkurtimin e trajektoreve nga njëra njësi në tjetrën. Ky model paraqet gjithashtu racionalizim të spitalit në përgjithësi. Modeli i dytë i spitalit të artikuluar nga një rrugë-galeri.

Sipas këtij modeli, spitali orientohet rreth një rruge-galeri, e cila trajtohet si një hapësirë publike. Modeli i spitalit të artikuluar rreth atriumeve të mbuluar që ngjajnë me hollet e hoteleve apo të qendrave tregtare dhe janë hapësira pritëse, orientimi dhe shpërndarëse dhe modeli i spitalit të artikuluar rreth shesheve dhe oborreve të hapura.

Për organizmin e sektorëve, spitali duhet të përfshijë 4 sektorë, atë të diagnostikimit dhe trajtimit, të hospitalizimit (shtrimeve), të administrimit dhe shërbimeve publike dhe sektorin e shërbimeve të përgjithshme.

Sektori i diagnostikimit dhe trajtimit, duhet të zërë rreth 45% të sipërfaqes të gjithë ndërtesës spitalore dhe i hospitalizimit (shtrimeve) rreth 35% të sipërfaqes. Ndërsa sektori i shërbimeve të përgjithshme, i cili së bashku me Administrimin dhe Shërbimet publike do të rreth 25% të sipërfaqes të gjithë ndërtesës spitalor.

Për sa i përket numrit të shtretërve përcaktohet që çdo njësi hospitalizimi (njësi e shtrimeve) mund të përmbajë deri në 32 shtretër pacientësh. Mund të lejohen deri në 16 shtretër shtesë si zgjerim i një njësie standarde me 32 shtretër, me pajisje shtesë mbështetëse në përpjesëtim me numrin e shtretërve, për shembull nga 1 shërbim shtesë për materialet e pastra, të papastra dhe magazinimin e pajisjeve shtesë. Për më shumë se 16 shtretër shtesë, do të kërkohen shërbime mbështetëse shtesë, si për një njësi të plotë me 32 shtretër, të vendosura për t’i shërbyer shtretërve shtesë.

Numri maksimal i preferuar i shtretërve në një zonë shtrimesh për Obstetri ose Pediatri do të jetë 20- 25 shtretër sipas dokumentit. Një minimum prej 20% e shtretërve do të vendosen në dhoma teke në një njësi shtrimesh. Në dokument theksohet se tendenca është në ofrimin e një përqindje më të madhe të dhomave teke kryesisht për arsye të kontrollit të infeksionit.

Sakaq nëse plani i shërbimit të spitalit parashikon të trajtojë në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, duke përfshirë edhe pacientë bariatrikë (pacientë obezë), në dokument përcaktohet edhe kriteret e funksionimit të njësisë së pacientëve bariatrikë, e cila ofron mbështetje, rehabilitim, monitorim dhe trajtim të tyre si përmes kirurgjisë, ushtrimeve në palestër dhe konsultime me dietologë./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi