Nga nesër në mbrëmje, ja si do të devijohet trafiku në Unazën e Re, për shkak të punimeve (HARTA)

Nga nesër në mbrëmje, ja si do të devijohet trafiku në Unazën e Re, për shkak të punimeve (HARTA)

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të devijojë qarkullimin tek Unaza e Re duke nisur nga dita e nesërme në darkë. Kështu nga e marta në mbrojtje, do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, për shkak të punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë.

ARRSH-ja njofton se aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për distancon zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli,Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni).

Për këtë, thuhet në njoftim, është vendosur sinjalistika, megjithatë, pritet që kjo të sjellë kaos në ditët e parë, siç ka ndodhur edhe me hapjen e tuneleve në ish-Sheshin Shqiponja.

“Ditën e martë, datë 19.10.2021,  në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë. Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli,Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni). Është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve”, thuhet në njoftim.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm