Nga nesër në mbrëmje reshje shiu, në veri të shoqëruara edhe me dëborë! Ulen temperaturat

Meteorologia Anira Gjoni tha për Report Tv se përpos uljes së temperaturave, nesër në mbrëmje pritet të nisin reshje shiu në disa qarqe.

“Për ditën e sorme kishim një rënie të menjëhershme të temperaturave, por s’kanë arritur në vlerat minus. Presim që mëngjesin e të martës presim të shënohen temperatura minimale -3 në zonat malore, në zonat e ulëta 7 gradë dhe në bregdet 9 gradë. Maksimalet për nesër qëndrojnë relativisht të larta, do të vijojnë të qëndrojën në vlerat 18 në bregdet, 17 në zonat e ulëta dhe në zonat malore deri në 8 gradë celsius”, tha Gjoni në Report Tv.

Në veri dhe verilindje të vendit reshjet do të jenë të kombinuara në formën e shiut dhe dëborës.

“Sa i përket reshjeve, e hëna dhe e marta nuk presim reshje. Reshjet nisin ditën e martë në mbrëmje në disa qarqe. Të mërkurën presim të kemi reshje të dobëta dhe lokalisht shkojnë deri në mestarae në disaqarqe. E enjtja merr një sasi më të shtuar të rehsjeve, por do vijojnë të jenë lokale. S’do të jetë i gjithë vendi nën pushtetin e reshjeve. Reshjet e së enjtes, mund të shkaktojnë në mbrëmje disa problematika sa i përket qendrave urbane kryesisht në qarqet e veriut, por nuk presim të kemi përmbytje masive. E mërkura në mbrëmje, në veri dhe verilindje, reshjet do jenë të kombinuara në formën e shiut dhe të dëborës në zonat malore”, vijoi Gjoni.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?