Më 9 qershor 2025 Interi zyrtarizoi si trajner të ri Cristian Chivu, i cili vinte nga eksperienca pozitive me Parmën. Rumuni u kthye zikaltër me detyrën për të administruar një skuadër që vinte nga një goditje e dyfishtë sportive, humbjet në finale e Championsit dhe titullin.
Puna e parë e Chivu ishte ajo e “normalizuesit”, më shumë psikologjike se taktike. Duhej qetësi para ndryshimit të modulit të lojës.
Ishte Juventusi që solli një kthesë tek Interi dhe te Chivu. Pas fitores 4-3 të bardhezinjve në ndeshjen e parë, zikaltrit filluan marshimin në kampionat dhe kapën kreun. Sot janë 9 pikë para Napolit. Dhe në kthim, çështja Bastoni e ndryshoi skuadrën.
Kanë ndryshuar edhe deklaratat e trajnerit rumun, duke kaluar nga “mendojmë për veten dhe të tregojmë versionin tonë më të mirë”, te post-Genoa “nuk është asnjëherë mirë ajo që bën Interi”. Pastaj ndëshkimi kundër Atalantës për protesta dhe për të ardhur te shprehja alla Mourinho e djeshme “nuk jam budalla”.
Chivu i prillit është ndryshe nga ai i qershorit. Një metamorfozë verbale që reflektohet edhe në fushë. Ndryshimet janë të shpejta dhe thelbësore. Më pak reflektues dhe më i vendosur në sytë e opinionit publik. Gjithçka për të mbrojtur ngjyrat interiste dhe për të shkuar te titulli kampion./ SportMediaset
Komente









