Nga Prishtina në Tiranë për të vjedhur motorë e biçikleta, arrestohet 24-vjeçari

Nga Prishtina në Tiranë për të vjedhur motorë e biçikleta, arrestohet 24-vjeçari

Foto ilustruese

Një 24-vjeçar nga Prishtina ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, i akuzuar për vjedhje. I riu me inicialet S. A., i cili rezulton autor i tre vjedhjeve në zona të ndryshme në kryeqytet.

Konkretisht, më datë 22 janar në rrugën “Marie Kraja”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit Gj. H.; Më datë 18 shkurt, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit K. Ç.; Po më datë 18 shkurt, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një biçikletë në pronësi të shtetasit E. T.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar