Nga pronat e forcave detare tek muzeu ‘sekret’ 6 mln eurosh, gazetari zbulon dosjet e SPAK në vijim: Begaj e Xhaçka mes personave të marrë në pyetje

 

Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv ka zbuluar disa prej çështjeve mbi të cilat SPAK do të ketë zhvillime të vrullshme sa i takon hetimeve gjatë vitit 2024.

Duke folur për dosjen e pronave të forcave detare, Dervishi tha se hetimi për këtë çështje ka marrë një rrjedhë totalisht tjetër duke përfshirë shumë persona ndaj të cilët po hetohen aktualisht nga Prokuroria e Posaçme dhe shtoi se për herë të parë shfaqet edhe përfshirja e ministrisë së Infrasktrukturës.

“Një nga dosjet është dosja e ushtrisë, pronave të forcave detare që ka marrë një hetim tmerrësisht të gjerë. Mund të sjellë zhvillime për Xhaçkën. Hetohet procedura e lidhjes së qirasë me Marina Bej Sarandën, për bazën e Limjonit për detin dhe për tokën, pra 2 koncesione. Dhe kjo fut dhe ministrinë e Infrastrukturës në lojë për herë të parë”- tha Dervishi.

Teksa dha detaje mbi dosjen e pronave të forcave detare, Dervishi tha se po hetohen gjithashtu edhe disa dosje të tjera, si ndryshimi i selive të disa institucioneve pa lejen e presidentit si dhe një muze ‘sekret’ 6 milionë eurosh gjatë kohës së pandemisë kur ministria e Mbrojtjes kishte të limituara shpenzimet.  

“Është procedura e dorëzimit të bazës detare te kompania Marina Bej, lejimi i zaptimit dhe ndërtimit pa leje në pronën e flotës detare në Porto Romano, ndërtim pa leje brenda bazës detare në Shëngjin. Tentativa në vitin 2016 për të manipuluar ligjet e shtetit dhe për të tejkaluar vendimmarrjen e presidentit për nxjerrjen e këtyre pronave nga regjistri i ushtrisë. Marina Bej Saranda është sekuestruar me vendim gjykate.

Janë hapur disa dosje të tjera, parku i automjeteve te mbikalimi “Shqiponja” ka lëvizur pa miratimin e presidentit, Shërbimi Informativ Ushtarak ka lëvizur nga ‘Fresku’ pa miratimin e presidentit, policia ushtarake ka lëvizur nga Sauku pa miratimin e presidentit, mirëmbajtja e helikopterëve kur blemë të rinj nga 22 milionë euro secili dhe njëri prej tyre ka mbetur në Itali për turp prej 3 vitesh.  Me pikëpyetje, është një muze ‘sekret’ 6 milionë euro, është bërë në kohë pandemie kur ministria e Mbrojtjes i ka pasur të limituara shpenzimet”- tha gazetari.

Ai tha se për këto dosje janë marrë në pyetje mbi 30 persona, mes tyre presidenti Bajram Begaj si ish-shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Bardhyl Kollçaku, ish-shef i shtabit të përgjithsëm, Olta Xhaçka ish-ministre e Mbrojtjes, Ilir Xhebexhia, ish-komandat i forcës detare. Por theksoi se jo të gjithë janë marrë në pyetje në cilësinë e të hetuarve por edhe në cilësinë e dëshmitarit.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Hetimet e SPAK, deklarata ‘bombë’ e Dervishit: Në celularin e një ushtaraku të lartë u gjet video ku kryen marrëdhënie seksuale në zyrë


B.V/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja