Nga propozimi i bashkëshortit e deri tek diamanti më i çmuar dhuratë, rrëfehet Adelina Tahiri

Nga propozimi i bashkëshortit e deri tek diamanti më i çmuar dhuratë, rrëfehet Adelina Tahiri

Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj

Adelina Tahiri është e martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov me të cilin ka edhe një djalë, Jonin.

Konkurrentja e “Dance Albania” u ngjit në skenë nën tingujt e muzikalit “Moulin Rouge”,  me këngën “Diamonds Are a Girl’s Best Friend”. Siç e  thotë dhe kënga, diamantet janë miqtë më të mirë të një vajze dhe Adelina e ka konfirmuar duke rrëfyer për dhuratën e marrë nga partneri i saj.

 “Besoj që nuk ka vajzë që nuk i do diamantet, sidomos kur je me një partner dhe je në prag të një propozimi. Unë kam dy (diamante) edhe pse njëri është më i madh, ky tjetri ka më shumë vlerë sepse ishte me shumë dashuri dhe ishte unaza e parë që unë mora.” Pasi ka ndarë pamjet, Adelina ka treguar se propozimi ka ndodhur në Vjenë, në një ndër restorantet më të famshëm të qytetit. Kamarieri i ka shërbyer një pjatë, ku ‘fshihej’ unaza.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar